RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Stieglitz, Abraham dhe Pulev triumfojnë në Baden Wuttemberg

2 min read

Baden Arena, Baden Wurttemberg, Gjermani, 14 Janar 2012 – Një natë spektakulare e boksit ishte zhviluar në qytetin e voglël Baden Wurttemberg të Gjermanisë,  ku mblodhi shumë shikues gjerman duke shfaqur meçe shumë të bukura. Boksuan boksierët e njohur Robert Stieglitz, Arthur Abraham, Kubrat Pulev dhe Ramona Kuehne. I pranishëm në këtë ngjarje si çdo herë, ishte fotoreporteri ynë i njohur Eroll Popova, i cili gjendet afër çdo ringu.

Foto : Eroll Popova

Robert Stieglitz  41-2-0 (23 KO) mbrojti titullin e kampionit botëror në versionin WBO për herë të pestë. Ai përball kishte gjermanin Henry Weber 15-1-1 (3 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas 12-raundeve. Të tre gjyqëtarët e vlerësuan me rezultat të lartë fitoren e Stieglitz, ku e vlerësuan Jose Roberto Torres 119-109, Ingo Barabbas 118-110 dhe Zoltan Enyedi 116-112. Gjatë gjithë meçit Stieglitz ishte dominantë ku tregoi me shumë kualitet dhe përvojë të madhe, ndonëse Weber u tregua mjaft guximtar dhe boksoi të gjitha raundet. “Qëllimi im ka qenë të mbroj titullin e kampionit të botës. Unë isha i përgaditur dhe i vendosur të boksoj 12-raunde dhe jam i lumtur që mbrojta titullin” theksoi Stieglitz pas meçit.

Pas këtij triumfi Stieglitz do të zhvilloj meçin ndoshta më të rëndësishëm në karrierën e tij, ku me 14 Prill do të boksoj kundër ish-kampionit të botës, danezin Mikkel Kessler në Kopenhagë të Danimarkës. Pas këtij meçi dy menagjeret Ulf Steinforth dhe Wilfred Saurland dëshirojnë të aranzhojnë meçin ndërmjet Stieglitz dhe Abraham, që do të jetë mjaft interesante.

Në parameç u paraqit edhe ish-kampioni botëror Arthur Abraham i cili dështoj në turneun “Super Six Super Middleweight”, ndërsa ishte mbret i kategorisë së mesme, para se të sprovonte vetën në kategorinë super të mesme. Abraham 33-3-0 (27 KO) boksoi kundër argjentinasit Pablo Oscar Natalio Farias 19-2-0 (11 KO) të cilin e mposhti me “knock-out” teknik në raund të pestë. Abraham njëherit fitoi titullin WBO të Evropës në kategorinë super të mesme.

Në këtë mbrëmje u zhvillua edhe një duel interesant, ndërmjet perspektivës më të madhe botërore në kategorinë e rënd Kubrat Pulev dhe britanikut me shumë përvojë Michael Sprott. Bullgari Pulev 15-0-0 (7 KO) arriti të mposht Sprott 36-18-0 (17 KO) me dorëzim në raundin e 9-të. Pulev kështu mbrojti titullin IBF Intercontinental për herë të parë. Ekipi Saurland është duke i dhënë më shumë publicitet dhe propagandë boksierit tjetër të kampit të tyre, finlandezit Robert Helenius, por Pulev ka shumë më shumë kualitet dhe gjasa të arrijë në ringun profesionist.

Artan Vërbica
15 Janar 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.