RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Dzila debuton me suksese, Sherifi fiton meçin e dytë, Drinaj shënon edhe një fitore ndërsa Shala refuzon ofertën e italianëve

2 min read

Cyrih, Zvicër, 22 Maj 2010 – Agron Dzila ka debutuar me sukses në boksin profesionist. Dzila shënoi fitore me ndërprerje në raund të dytë duke fituar hungarezin Zsolt Lukcas me TKO 3. Edhe për hungarezin Luckas kjo ishte lufta e tij e parë debutuese. Dzila duelin e ardhshëm e zhvillon ketë të shtunde kundër Atila Mathe në qytetin Drau në Austri.  Ai ka filluar karierën në vendlindje në Strugë në klubin Sindi dhe ka qenë mjaft i sukseshëm në boksin amator.
Sukseset si amator:
Fitues – Pirkka Turnier 2006
Fitues – HSK Box Cup 2006
Nënkampion – Franco Blagonic Memorial 2007
Vendi i tretë – per kadet në kampionatin evropian me 2006
GEE BEE Tornament me 2008 ka boksuar kunder kampionit botërorë Abbos Atoev.

Në natën që boksoi Dzila ishte edhe një shqiptar tjetër që nuk kemi pas rastin të shkrruajmë për te. Ai është Sevdail Sherifi, 2-1 (2 KO) i cili vjen nga Presheva me një talent që premton.  Sherifi sikurse Dzila, bokson në kategorinë gjysmë të rënd. Ai në mbrëmjen e 22 Majit mposhti boksierin Marco Frusilo me ndërprerje në raund të tretë. Sherifi së bashku me Dzila do të boksojnë këtë fundjavë në Austri. Ai duelin e parë debutues e humbi me pike në 6-raunde në Baden të Gjermanisë, por u rikthye me dy fitore duke i fituar me ndërprerje. Boksi shqiptar çdo ditë po pasurohet më shumë me boksier të rinjë që është sukses i madh.

Berlin, Gjermani, 22 Maj 2010 – Artur Drinaj 10-15-1 (5 KO) ka shënuar edhe një fitore në boksin profesionist. Drinaj mposhti boksierin nga Iraku, Hawal Garib 1-13 (1 KO) me TKO 2 duke qenë mjaft i mirë në këtë duel. Drinaj duelin e fundit e zhvilloi në Shkodër me Jozsef Siklodi duke fituar poashtu me ndërprerje në raund të tretë. Pas tre viteve Drinaj rikthehet në boks duke shënuar dy fitore mjaft të rëndësishme. Ai në të kaluarën është përballur me shumë boksier cilësor si me Alpaslan Aguzum për titullin internacional të Gjermanisë, pastaj me Lucas Konecny poashtu për titull internacional të Gjermanisë, por humbi të dy sfidat. Drinaj ka një rrespekt të madh në boksin gjerman por edhe më gjërë.

Ndërkohë boksieri Shpetim Shala ka refuzuar ofertën e italianëve për të boksuar për titullin IBF Youth. “ E refuzova sepse koha që më dhanë për këtë duel është e shkurtë për 25 Qershor. Mua më duhet minimum përgaditje dy muaj, prandaj e refuzova. Oferta ka qenë joshëse, mirpo nuk dua të rrezikoj karierën time” theksoi Shpetim Shala për Kosovaboxing.org.
“Do të kem oferta në të ardhmen dhe nuk dua atje të shkoj e të humbi. Ju e dini se në Itali vështirë fitohet, ose me KO ose duhesh të fitosh çdo raund, prandaj nuk shkoj pa qenë, top-fit 100%” tha në fund Shala.

Kosovaboxing.org
24 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.