RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Doli në shitje numri i 6-të i Kosova Boxing Magazine

3 min read

Elvir Muriqi - Magazine

Nga dita e shtunë në të gjitha kioskët e qyteteve të Kosovës mund ta gjeni numrin më të ri të revistës së boksit Kosova Boxing Magazine.

Kosova Boxing si gjithnjë vjen me projekte të reja dhe ekskluzivitete. Duke dashur që gjithmonë të kujtojmë më të mirët dhe personalitetet që kontribuuan dhe që kontribuojnë në sportet fisnike, kësaj radhe ju sjellim boksierin Elvir Muriqi.

Muriqi në vitet e pasluftës dhe deri më tani ka dhënë kontribut të madh në boksin shqiptar. Për Muriqin ju sjellim një intervistë të gjerë për duelet e tij të mëdha me Tarverin, Woodsin, Caparellon, Garaschenkon etj, se si dhe në çfarë momentesh ka kaluar boksieri ynë në këto sfida. Edhe pse pësoi humbje në janar të këtij viti nga Blake Caparello, ai është i fokusuar të vazhdojë duke ndjekur titullin e kampionit të botës. Muriqi më 14 qershor sfidon titullin WBC- America, ndërsa përball do ta ketë amerikanin Sean Monaghan.

Në këtë numër ju sjellim tri intervista ekskluzive, një me ish-kampioni botëror Kelly Pavlik, legjendën e boksit kroat dhe fituesin e medaljes së bronztë olimpike Damir Skaro, si dhe me trajnerin e njohur legjendar Sefedin Braha.

Ju sjellim edhe raportet dhe ngjarjet më interesante të zhvilluara në tre muajt e fundit dhe sfidat që boksierët tanë i presin në vijim të vitit. 

Nga kikboksi ju sjellim mbrojtjen e titullit të kampionit botëror nga Dardan Morina, dhe suksesin e vazhdueshëm që po e arrin kikboksieri ynë Shkodran Veseli. Në këtë numër ju sjellim edhe shkëlqimin që po e arrin në SHBA, kikboksieri perspektiv Elvis Gashi. Si dhe për të arriturat e klubit të sporteve luftarake Fight Power Academy.

Nga boksierët profesionistë tanë ju sjellim përmbledhjet e dueleve të fundit të nga Nuri Seferi, Edis Tatli, Haxhi Robin Krasniqi, Arnold Gjergjaj, Besar Nimani, Shpëtim Shala, Naim Terbunja, Sevdail Sherifi, Sefer Seferi, Agron Xhilla, Erzen Rrustemi, Butrint Rama, Gzim Tahiri, Kreshnik Qato, Meriton Karaxha, etj.

Nga boksi ndërkombëtar ju sjellim raportet nga Mayweather vs. Maidana, Pacquiao vs. Bradley, Hopkins vs. Shumenov, Stiverne vs. Arreola, Kovalev Agnev si dhe paralajmërimi i meçit Klitschko vs. Pulev.

Risi në këtë numër, ju sjellim historinë e klubit të boksit Drita e Gjilanit. Pastaj gjurmët nga boksi në Iliri i përgatitur nga trajneri i boksit Teuta nga Durrësi, Jani Nano.  Për pakënaqësitë e shpresës sonë olimpike Arian Gashi, i cili tërhiqet nga përfaqësuesja e Kosovës. Po ashtu ju sjellim komentet nga Facebook nga shumë personalitete rreth gjendjes aktuale të boksit në Kosovë. Si dhe dinastinë në boks që janë duke e zhvilluar familja Xhoxhaj me tre boksierë mjaft premtues. Dhe nga boksi amator ju sjellim përkujtimin dhe homazhet për gjashtë vjetorin e trajnerit legjendar Lah Nimani.

Të tjera ju kujtojmë gjurmët që ka lënë boksieri Selajdin Koxha në boksin e Belgjikës. Ranglista nga Kosova Boxing dhe renditjet e boksierëve shqiptar sipas boxrec.com.

Me sinqeritet
Artan Vërbica 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.