RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Cullhaj humb betejën për brezin WBO-Youth

1 min read

Armand Cullhaj 2Schwerin, Gjermani, 7 qershor 2014 – Armand Cullhaj nuk ka arritur të ngadhnjejë në përballjen për brezin WBO-Youth. Ai është mposhtur më ndërprerje në raund të nëntë nga gjermani Tyron Zeuge, ku gjyqëtari suedez Mikael Hook kishte ndërhyrë të ndërprej meçin, por edhe trajneri i Cullhajt, Artur Drinaj kishte hedhur peshkirin duke dorëzuar meçin.

Cullhaj humbi duelin në saje të mospërgatitjes së mirëfilltë dhe taktikës së gabuar të cilin e dërguan në humbje të boksierit tiranas. Ai filloi me vrull meçin ku dy raundet e para ishin të barabarta, por nga raundi i tretë deri të nëntin ishte gjermani Zeuge që mbante meçin nën kontroll dhe ishte dukshëm më i mirë. 

Cullhaj edhe në vitin 2011 dyluftoi për titullin WBO-Youth ndaj gjermanit Ronny Mittag, por që atëhere përballja ishte përmbyllur e barabartë. Dhe rasti i dytë është zhgënjyes, por Cullhaj duhet të mobilizohet dhe të shoh të ardhmen e tij drejt një rruge tjetër menaxhuese që mund ta dërgoj drejt sukseseve.

Kjo ishte humbja e pestë për Cullhaj në karrierë karshi 15-fitoreve (9 KO). Ndërsa gjermani Tyron Zeuge shënoi fitoren e 14-të në karrierë (8 KO), në poaq meçe.

Artan Vërbica
8 qershor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.