Deontay Wilder po mahnitë botën
2 min readAi që duket se do të kthen namin e boksit amerikan në kategorinë e rënd, duket të jetë ish-fituesi i medaljes së bronz olimpike “Pekini 2008” Deontay Wilder, i cili po mahnitë të gjithë me performancën e tij të deri tashme. Wilder deri më tani ka zhvilluar 29 meçe profesioniste duke fituar të gjitha me nakaut. Viktima e tij e radhës ishte ish-kampioni botëror Serhai Liakhovich, të cilin e mposhti në fundjavë. Liakhovich nuk mundi të rezistojë më shumë se një raund. Wilder me fitore ndaj Liakhovich mbrojti titullin WBC Kontinental të Amerikës.
Para këtij dueli ai radhitej i 10-ti në WBC, dhe më këtë fitore ai shumë shpejt do ti afrohet edhe më shumë kreut ku kampion është Vitali Klitschko.
Statistikat e Wilder janë rekorde ku deri më tani vetëm dy boksier kanë arritur të zgjasin duelin ndaj tij deri në raundin e katërt. 17 fitore tjera i ka shënuar me KO në raund të parë. Ai duket edhe më i tmershëm se Mike Tyson i famshëm. Krahas boksierit të njohur Liakhovich, ai ka mposhtur dhe disa tjerë boksier të njohur si Owen Beck, Audley Harrison etj.
Si do që të jetë Wilder do të sfidohet në të ardhmen nga ndonjë boksier i madh dhe do të shihet potenciali i tij i vërtet, mirëpo deri më tani ka treguar superioritet dhe cilësi të kampionit. Nga viti 2008 kur debutoi në boksin profesionist ka ecur me hapa të sigurtë dhe shihet si e ardhmja e kategorisë së rënd.
Artan Vërbica
11 Gusht 2013
I nderuar z. artan desha nje korigjim, te nevojshem per mos te ngatruar lexusit sepse ky bokser i mirnjohur nga percjellsit e boksit quhet Deontay Wilder e jo Doenty Wilder
Faleminderit Arton
I kate gjitha attributet qe te jete shampione nga aspekti fizik …
Vetem se Doenty definitivishte nuk dine te boksoje…!!!
Me siguri te gjithe meqet i ka te kurdisur…!
Cfare deshprimi per boxin profesioniste Amerikan.
Klitschkot do te vazhdojne te jene shampione shume gjate kur kemi kete lloje te boksereve gjenerates se re ce nuk dijne te boksojne .. .