Enver Halili fiton brezin WBU
1 min readBoksieri ynë i talentuar Enver Halili ka fituar titullin e parë në karrierë. Ai mbrëmë në New York mposhti amerikanin Leonard Overstreet me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Halili dominoi duelin që nga fillimi deri në fund. Nga raundi në raund ai ngriti nivelin duke knaqur të pranishmit që ishin në numër të madh, ku të pranishëm ishin shumë shqiptar.
“Falenderoj zotin që më dha mundësinë t`i lartësoj shqiptarët” theksoi Halili për Kosova Boxing.
Duelin e radhës Halili do të zhvillojë me 22 gusht në Brooklyn të New York-ut kundër amerikanit Tresysean Wiggins.
Artan Vërbica
11 Gusht 2013