RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Disarjot Gashi rikthehet me fitore

1 min read

Sporthalle, Badbetrieb, Bad Ragaz, Zvicër, 2 Tetor 2010 – Disarjot Gashi është rikthyer me fitore pas gjashtë muajve pauze. Gashi i cili barazoi në muajin Shkurt për titullin e Zvicrës kundër Flavio Turelli kishte lënduar vetullën dhe për këtë arsye nuk ishte ngutur për rikthim. Tani u rikthye në një duel me hungarezin Sandor Ramocza duke fituar me vendim unanim pas gjashtë raundeve. “Ishte një luftë e fortë ku kundërshtari ishte mjaft i  fortë. Kjo e tregoi qartë se ai më parë kishte boksuar edhe me boksier të fortë dhe ishte vështirë të rrëzohet. U mundova që duelin ta përfundoj para kohe, por prapë jam i lumtur që fitova” deklaroi Gashi. “Ishte një duel i mirëseardhur për mua dhe një parameç para duelit që kam me 13 Nëntor për titullin e Zvicrës, përsëri me Flavio Turrelli-n. Tani kam edhe një muaj që të përgaditem sa më mirë për atë që dëshiroj të fitoj” tha në fund Gashi për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
3 Tetor 2010

2 thoughts on “Disarjot Gashi rikthehet me fitore

  1. Bravo Bravo Dis, ti je me te vertet nje bokser i madhe sukseseeeeeeee te metejme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.