RTK

RTKLive
22 Qershor, 2024

Bujaj shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

1 min read

BB King Blues Club & Grill, New York, SHBA, 6 Tetor 2010 – Stivens Bujaj 2-0 (2 KO) ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Bujaj u ballafaqua me amerikanin nga Texasi, Raymond Brown  i cili kishte poashtu një duel profesionist dhe atë fitore. Bujaj qysh në raundin e parë gjeti cakun dhe e hedhi në dysheme duke e vazhduar me të njejtin rritëm përsëri, ku Brown u gjet edhe për herë të dytë në tokë dhe gjyqëtari Gary Rosato përfundoi duelin. Fituesi dy herë i turneut prestigjioz “Daily News Golden Gloves” po vazhdon me suksese edhe në ringun profesionist. Ai tashmë ka shënuar dy fitore me “Knock-Out” në dy duele dhe kariera e tij po ecën mjaft mirë. Dy duelet e para Bujaj i ka zhvilluar nën ombrellën e promoterit Lou DiBella Entertainment.

Artan Vërbica
8 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.