RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Dardan Zenunaj kundër Samir Ziani me 22 Nëntor për titullin EU

1 min read

dardan zenunaj Boksieri ynë me rezidencë në Belgjikë, Dardan Zenunaj do të sfidon titullin e Bashkimit Evropian – EU me 22 Nëntor. Zenunaj për kundërshtar do të ketë franqezin e pamposhtur, Samir Ziani i cili ka rekord prej 15 fitore (3 KO) dhe një barazim. Dueli do të zhvillohet në qytetin e Zianit në Blagnac të Francës.

Lajmin për Kosova Boxing e bëri të ditur vetë boksieri Dardan Zenunaj. “Kam nënshkruar kontratë me ekipin franqez. Unë me 22 Nëntor do të synoj tjetër titull, atë të Bashkimit Evropian – EU” tha Zenunaj.

Zenunaj deri më tani ka zhvilluar 9 meçe në boksin profesionistë, ku ka arritur 8 fitore (6 KO) dhe një humbje. Humbjen e parë dhe të vetmen e kishte pësuar nga rumuni George Moldoveanu në vitin 2011, por iu revanshua dy vite më pas, (vitin e kaluar) me nakaut në raund të pestë.

Triumfi më i madh i Zenunaj në karrierë është fitorja e madhe për titullin IBO Internacional ku mposhti armenin, Hovhannes Zhamokochian me nakaut në raund të parë. Ai është edhe kampion aktual i Belgjikës, ku vitin e kaluar mposhti Andras Warga me KO në raund të dytë.

Artan Vërbica
17 Korrik 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.