RTK

RTKLive
2 Tetor, 2022

Tatli në fund të vitit sfidon titullin EBU

2 min read

Foto: Shpend Ahmeti 

Përgatiti: Artan Vërbica

edis tatli 2222Prizren, Korrik 2013 – Pas triumfit të titullit të Bashkimit Evropian-EU, të familjes EBU dhe titullit WBA Interkontinental, Edis Tatli do të synoj një titull tjetër, atë të kampionit evropian EBU.

Tatli është boksieri ynë më i sukseshëm i deri tashëm për këtë vit. Tatli i cili fitoi titullin WBA Intercontinental me 9 Mars 2013 ndaj boksierit nga Republika Domenikane, Felix Lora, është bërë boksieri ynë që ka titullin më të vlefshëm sot ndër shqiptarët.

20-meçe, të gjitha fitore, flasin shumë për këtë talent i cili me hapa të sigurtë po ecen drejt suksesit të madh. Tatli duelin e radhës do të zhvillojë me 17 Gusht, ku për kundërshtar do të ketë boksierin nga Nigeria i cili mbron ngjyrat e Holandës, Innocent Anyanwu. Anyanwu ka bilanc prej 21 fitore (13 KO), 9 humbje dhe 3 barazime. Këtë meç Tatli do të zhvillojë në 8 raunde. Tatli ka qëndruar disa ditë për pushime në vendlindjen e tij në Prizren ku me kënaqësinë më të madhe e takuam dhe zhvilluam bisedë të afërt rreth të ardhmës së tij dhe duelet që e presin. “Unë çdo vit vijë në Prizren ku këtu pushojë më mirë se në çdo vend tjetër në botë. Këtu takoj të afërmit e mij, shokët dhe është vend ideal që mbushi bateritë për duelet e vështira që më presin” theksoi Tatli.

Ndër të tjerash Tatli zbuloi duelin e radhës ekskluzive për Kosova Boxing. “Nuk do të rri shumë kohë në Kosovë. Do të kthehem ku me pret një dueli në tetë raunde kundër holandezit Anyanwu. Shpresoj të shfaqem mirë dhe nga fundi i vitit do të boksoj për titullin e kampionit evropian, EBU”.

Tatli në ranglistën e re të WBA-së është ngritur për një vend nga pozita 15-të në 14-të. Në pyetjen tonë se a do të mban titullin WBA Intercontinental, ai thekson. “Do të mbaj, sepse e ka vlerën e madhe dhe në dy duelet e ardhshme do të ngritëm akoma në këtë version. Do të boksoj për dy titujt WBA Intercontinental dhe të EBU-së” tha Tatli.

Nëse Tatli fiton titullin EBU, organizata më e madhe evropiane ka bashkëpunim të ngushtë me versionin botëror WBC, do të sjellë atë edhe në TOP 15 në WBC.

“Nuk jam i preokupuar me gjendjen time në versione. Puna ime është të boksoj në nivel të lartë dhe titujt do të vijnë njëri pas tjetrit, nëse kam suksesë. Qëllimi im është të ngrisë nivelin tim në çdo meç” theksoi Tatli.

Publikuar me:
18 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.