RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Analizë: Haxhi Krasniqi triumfon por jo me performancë impresive

4 min read

Foto: Eroll Popova 

Shkruan: Artan Vërbica

haxhi_9156Prishtinë, 14 Korrik 2013- Haxhi Krasniqi ka triumfuar mbrëmë ndaj çekut Tomas Adamek me vendim unanim pas tetë raundeve. Katër raundet e para Krasniqi dominoi plotësisht. Raundi i pestë ishte i barazpeshuar, por tre raundet e fundit Krasniqi pati probleme me kondicion gjë që e kishte vështirësi me frymarje dhe balancë, por i tejkaloi të gjitha duke fituar me meritë, por fitorja e tij ka mundur të rrezikohet.

Gjithmonë në sport triumfi lavdërohet, ndërsa humbja kritikohet. Por, ne në këtë rast do të analizojmë performancën e mbrëmshme të boksierit tonë, dhe paraqitjën e tij përballë çekut Tomas Adamek.  Ky duel nga shumë analistë dhe ekspertë të boksit nuk është menduar se do të shkoj në të gjitha raundet duke ditur kualitetin e Krasniqit dhe Adamek, ndër ta kemi qenë edhe ne që kemi menduar se ky duel do të përfundoj para kohe në të mirë të Krasniqit. Por, ndodhi që meçi të shkoj në tetë raunde që mund të jemi të kënaqur me fitoren e Krasniqit, por jo me performancën që tregoi.

Po pse erdhi tek një perfomancë e zbehtë nga Krasniqi. Kjo kërkon analizë, ndërsa ne mendojmë se ishin disa arsye pikërisht që ndikuan në paraqitjen e Krasniqit.

Arsyeja e parë, Krasniqi kishte vetëm dy muaj e gjysmë që boksoi për titullin e kampionit të botës, ku me 28 Prill humbi duelin e drejtpërdrejtë nga britaniku Nathan Cleverly. Dhe për një rikthim të sukseshëm duhet një rigjenerim më i gjatë. Ai është dashur të presë edhe një kohë për rikthim, sepse dueli ndaj Cleverlyt ishte mjaft i vështirë dhe sfidues.

Arsyeja e dytë është se Krasniqi siç duket nuk ka pasur ndonjë përgatitje të mirë për këtë meç. Së pari u komunikua se do të boksoj në 6 raunde, e pastaj në 8 raunde. Si duket edhe menaxhmenti i tij nuk e kanë analizuar mirë gjithë situatën dhe rrjedhjen e boksierit tonë.

Arsyeje e tretë ishte se Krasniqi hyri në ring me një vrullë të madhë duke dashur që duelin të përfundon para kohe, dhe nuk kishte mundësi, sepse u pa mirë se Adamek ishte mjaft mirë i përgatitur për këtë meç. E kemi theksuar para këtij meçi se do të shohim se sa ka ndikuar humbja e fundit e Krasniqit ndaj Cleverlyt. Kjo u pa shumë mirë tek ai i cili nuk e kishte dëshirën si më parë, si ndaj kundërshtarëve Hakim Zoulikha, Serdar Sahin etj. Mund të themi lirisht se sikurse Luan Krasniqi pas humbjes me Brewster, që boksoi me David Bostice dhe Brian Minto, nuk e kishte atë vullnetin sikurse e kishte me Sinan Samil Sam apo Lance Whitaker. Kishte një pikë demoralizimi.

Por, Haxhiu duhet të mos ngutet, ai është vetëm 26-vjeçar dhe karriera e tij e profesionistit është në rrugë të mirë dhe duhet dal nga dalë të vije deri te rasti tjetër për të sfiduar titullin e kampionit botës, ku duhet të presë momentin adekuat për të sfiduar sërish titullin e botës. Të gjithë besojmë në potencialin që posedon, vetëm duhet kohë dhe durim, e kjo besojmë do t`i shpaguhet.

Pas kësaj analize dua ti theksoj edhe disa gjëra që i kam parë pas humbjes ndaj Cleverlyt. Krasniqi nga SES Boxing modemos është shtyrë që të ketë duel me Adamek. Dueli i tij ishte i dyti i mbrëmjes, ku para tij boksoi vetëm Dario Bredican, një boksier me katër meçe profesioniste. Pas Krasniqit boksuan edhe kampioni botëror në fuqi në kategorinë super të mesme Robert Stieglitz, i cili mbrojti titullin e botës. Pastaj Lukas Conecny boksoi për WBO Europe, Christina Hammer për WBO të botës, Michael Wallisch për titullin BDB të Gjermanisë etj. Të them të drejtën kjo disi ishte si nënvlerësim, jo pse është boksieri ynë, mirëpo Krasniqi mbron ngjyrat e Gjermanisë dhe pas Stieglitz është boksieri më i mirë i SES Boxing. Gjithësesi Krasniqi duhet të mendoj mos të leshoj vetën që të boksoj më në parameçe siç ndodhi këtu. Ai ka vlerën e vetë dhe duhet të ketë bile “Main Event” meçet e tij, sepse në duelin që bëri me Cleverlyn ai dëshmoi karakter dhe luftoi për 12 raunde duke mos u dorëzuar gjë që ishim të gjithë krenar. Humbja është pjesë e lojës, por Krasniqi meritonte më shumë. Një aspekt tjetër që më ka ra në sy, është trajneri i tij personal Dirk Dzemski i cili nuk tregoi strategji të mirë në Londër përballë Cleverlyt, dhe duke ditur peshën që ka fjala e tij tek menaxheri i Krasniqit, Ulf Steinforth, ai duhet të tregohet më i koncetruar te Krasniqi e jo vetëm tek Stieglitz, i cili krenohet me te e si duket Krasniqin e ka qitur pas dore.

Për fund mund të jemi të kënaqur me fitoren dhe shpresojmë që suksesi i boksierit tonë të ketë akoma rritje.

 

 

6 thoughts on “Analizë: Haxhi Krasniqi triumfon por jo me performancë impresive

  1. Analize tamam qfare duhet dhe me beso une kur kam degjuar se me kend do ndeshet veq e kam menduar ta them nuk eshte Haxhiu kaliber i till qe te boksoj me nje te till.

  2. Per mua meqi kunder Cleverly u realizua shume heret per Haxhiun. Cleverly ishte kundershtari i pare me nivel boteror.

  3. Me ka lan pershtypje, eshte talent shume i madh dhe shpresoj se do na pletson deshiren dhe do te behet kampion botror.

  4. Kete ndeshje se kam pare akoma por megjithate ky kundershtar I Krasniqit eshte shume I dobet, dhe eshte shume e veshtire te adaptohesh me nje kundershtar te tille.
    Haxhi Krasniqi ne te ardhmen shpresoj te zgjedhe kundershtar te nivelit te tij ose edhe me te mire ne qofte se do te fitoje titullin Kampion Bote. URIME TE METEJSHME KRASNIQIT NE RRUGEN E KAMPIONIT BOTEROR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.