Crawford unifikon titujt WBC dhe WBO
1 min readMGM, Las Vegas, SHBA, 23 korrik 2016 – Terence Crawford (29-0, 20 KO) ka unifikuar dy titujt e kampionit botëror WBC dhe WBO duke mposhtur ukrainasin Viktor Postol (28-1, 12 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve.
Kjo fitore dëshmoi cilësinë e boksierit amerikan i cili është më i miri në kategorinë super të lehtë. Postol në asnjë moment nuk kishte alternativë, duke u gjendur dhe dy herë në dysheme në raundin e pestë. Postol mori edhe një vërejtje publike në raundin e 11-të pas goditjes mbrapa në kokë. Në fund dy gjyqëtarët fitoren e Crawford e vlerësuan me 117-108 dhe njëri 118-107.
Kosovaboxing.org
25 korrik 2016