RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Crawford dhe Postol unifikojnë titujt këtë të shtunë në Las Vegas

1 min read

Crawford vs. PostolDy boksierët më të mirë të kategorisë së lehtë, Terence Crawford dhe Viktor Postol do të boksojnë këtë fundjavë në MGM në Las Vegas për unifikimin e titujve botëror, WBC dhe WBO. Ky meç do të jap edhe më të mirin ku te dytë janë në kohën më të çmuar dhe më të mirën e tyre.

Crawford (28-0, 20 KO) kampion botëror në WBO deri më tani ka dëshmuar vlera dhe është njëri ndër boksierët më të mirë të kohës. Ai ka mposhtur kampionët botëror si Yuriorkis Gamboa, Ricky Burns, Dierry Jean, etj, duke mbrotjur titullin e kampionit të botës plot pesë herë mbrenda dy viteve.

Ndërsa, Postol (28-0, 12 KO) kampion botëror në WBC, titullin e botës e fitoi në muajin tetor të vitit të kaluar kur nakautoj argjentinasin Lucas Martin Matthyesse në raund të 10-të. 

Pra, dy boksierët me bilanc 100% dhe për koincidencë me bilanc prej 28-0, të pamposhtur, por njëri do të pësoj eventualisht nëse meçi shpallet i barabartë, por kjo duket e vështirë. Gjasat janë 60-40 për Crawford, por Postol në kënd ka njërin nga trajnerët më të mirë në botë Freddie Roach.

Artan Vërbica
17 korrik 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.