RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Butrint Rama kundër Achilles Szabo me 15 mars në Winterthur

1 min read

Butrint Rama

Boksieri ynë perspektiv Butrint Rama do të ngjitet në ring me 15 mars në Winterthur të Zvicrës. Rama përball do të ketë hungarezin me eksperiencë, Achilles Szabo. Ky duel do të zhvillohet në 6 ruande dhe do të jetë vlefshëm për rejting sa më të lartë në renditjet botërore.

Rama i cili pati paraqitje të shkëlqyeshme në muajin nëntor në Ludwigsburg të Gjermanisë, ku shënoi fitore ndaj hungarezit Janos Varga, synon edhe më tej duke ngritur rezultatet e tij. Kësaj radhe përball do të ketë boksierin me një bagazh të madh në boksin profesionist i cili ka 11 fitore (5 KO), 5 humbje.

Rama deri më tani ka zhvilluar 8 meçe profesioniste, duke shënuar të gjitha fitore (5 KO). Fitoret me më vlera konsiderohen ndaj Sllavisha Simeunovic dhe Janos Varga.

Ai është duke u menaxhuar nga Agim Krasniqi i cili me hapa të sigurt dëshirojnë të afrohen kreut të renditjeve në kategorinë e mesme. Në parameç do të boksoj edhe nipi i Luan Krasniqit, Ardiani i cili me talentin e tij është duke u vështruar nga përzgjedhësi i Gjermanisë.

Në Winterthur pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe ikona e boksit tonë Luan Krasniqi.

Kosovaboxing.org
5 mars 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.