RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Huck përzgjedh Largettin duke iu shmangur Nuri Seferit

2 min read

Nuri SeferiAdhuruesit e boksit tonë do të duhen edhe një kohë të presin që boksieri ynë Nuri Seferi të marrë revanshin nga Marco Huck. I gjithë spekulimi, pritja, përfolja se ky meç është afër të realizohet, në fund Huck ishte ai i cili iu shmang boksierit tonë duke zgjedhur boksierin italian Mirko Largetti që të boksoj me 29 mars në Berlin të Gjermanisë.

Por, Seferin kjo nuk e dëshpëroi. Ai me 11 Prill në Universal Hall në Berlin do të zhvilloj meçin e radhës në 10-raunde, duke kërkuar sa më lartë në renditjen botërore në të gjitha versionet e botës. Seferi me fitoren e fundit ndaj Steve Herelius është rikthyer në TOP-15 në versionin WBO, duke u radhitur në vendin e 14-të. Ndërsa pritet që me meçin e radhës të hyjë dhe në versionet tjera si WBC, WBA dhe IBF.

Ekipi Saurland ka ndarë edhe një termin tjetër për boksierin e tyre Marco Huck, me 3 maj në Ludwigsburg të Gjermanisë. Dhe këtu do të mund të shohim nëse Huck do të pranoj Seferin, apo do të boksoj sërish me ndonjë kundërshtar tjetër.

Të gjithë adhuruesit tanë duhet të jenë krenar për boksierin tonë, pasi ai me guxim pranoi përballjen me Huck të boksoj çdo kohë dhe cilin do vend, por ishte gjermani i natyralizuar ai i cili i iku përbaljes si disa herë më parë.

Për më të rejat, te ne do të informoheni.

Artan Vërbica
6 mars 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.