RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Butrint Rama debuton me fitore në boksin profesionist

1 min read

Boksieri i talentuar Butrint Rama ka debutuar pak minuta më parë me fitore. Vetëm disa qaste ka që ka bërë hapin e parë, ku debutoi në mënyrën më të mirë. Rama për kundërshtar kishte boksierin gjerman me shumë eksperiencë, Marcen Gierka i cili para këtij dueli kishte 53 meçe profesioniste, me bilanc prej 10 fitore, 41 humbje dhe 2 barazime. Rama e fitoi çdo raund, dhe ishte më i mirë për katër raunde, ku i shkaktoi humbjen e 42-të, gjermanit. Lajmin për Kosova Boxing e bëri të ditur Agim Krasniqi, vëllai i Luan Krasniqit, i cili është edhe trainer i Ramës. Ai gjatë gjithë kohës është përgaditur në Rottweil, ku Agimi e ka përgaditur maksimalisht për debutim. Rama në të kaluarën është shquar si kikboksier, ku ka fituar disa tituj me vlerë në kikboks.

Ky meç u zhvillua në parameç të Firat Arslan dhe Alexander Alekseev, i cili pritet të filloj nga ora 22:00. Këtë meç mund t`a ndiqni drejtpërdrejt në Eurosport, i cili është i vlefshëm për titullin EBU dhe  WBO Intercontinental.

Artan Vërbica
11 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.