RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Beterbiev nokauton Deinisin

1 min read

Khodynka, Ice Palace, Moskë, Rusi, 20 mars 2021 – Edhe pse kishte 519 ditë që nuk ishte paraqitur, rusi Artur Beterbiev (16-0, 16 KO) u dukë shumë i fuqishëm kundër gjermanit të natyralizuar Adame Deines (19-2-1, 10 KO) të cilin e mposhti me nokaut teknik në raund të dhjetë.

Ai ishte mjaft i përsosur sa që Deines për asnjë moment nuk pati asnjë shancë kundër njërit nga dy boksierët më të mirë sot që ka bota e boksit në kategorinë gjysëm të rënd. Beterbiev dhe Bivol vlerësohen dy më të mirët të kësaj kategorie.

Beterbiev për këtë meç kishte stërvitur në Montreal, Kanada, aty ku edhe është rezident. Dhe kjo është fitorja e tij e parë në Rusi në boksin profesionist. Ai 11 meçet e para i ka zhvilluar në Kanada, pastaj katër të parafundit në SHBA dhe ja tani shkëlqimi dhe prezantimi i tij dinjitoz vjen edhe para bashkkombasve të vet në Rusi. Me këtë fitore ai mbrojti titullin e kampionit të botës në IBF.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.