RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Okolie – do të dominoj kategorinë kruzer

1 min read

Artan Vërbica
22 mars 2021 

Edhe pse renditet i treti ndër më të mirët e kategorisë kruzer, Lawrance Okolie, mendoj se është e ardhmja e kësaj kategorie. Vetë bilanci i i tij prej 16 fitoresh në po aq meçe, 13 me ndërprerje, tregon se Okolie do të jetë boksieri që do të dominon kategorinë kruzer. Ai në fundjavë e dëshmoi këtë duke e mposhtur polakun e njohur, ish-kampionin e botës Krzysztof Glowacki me nokaut në raund të gjashtë, duke fituar titullin e kampionit të botës në versionin WBO. Me një dominancë ndaj Glowackit na bëri të kuptojm shumë se ai do të jetë më i miri në vitet në vijim. Edhe pse para tij renditen latvezi Maries Briedis (27-1-0, 19 KO) kampion botëror në versionin IBF dhe Ilunga Junior Makabu (28-2-0, 25 KO) poashtu në versionin më prestigjioz në WBC. Sfidën do ta bëjë interesant edhe kampioni i botës Super-WBA, franqezi Arsen Goulamarian (26-0, 18 KO) dhe kampioni në WBA, belgu Ryad Merhy (29-1-0, 24 KO). Pra, gjithë këta kampion të botës, spektatori dëshiron ta shoh ma të mirin. E sipas mendimit tim, Okolie do ti unifikoj të gjitha brezat e botës.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.