Beqiri tregoi kualitetet e tij edhe në SHBA
1 min readOntario, California, SHBA, 28 shtator 2013 – Kikboksieri ynë më i mirë shqiptarë, Shemsi Beqiri është paraqitur në turneun e madh amerikan të kikboksit “Glory-10” në California të SHBA-ve. Ai për kundërshtar kishte kikboksierin e njohur holandez Robin van Roosmalen. Ky duel ishte ndër më të mirët këtë vit, duke ditur kualitetet e dy kikboksierëve që janë me emra të mëdhenjë botëror. Dueli ishte i ngushtë dhe me akcione të shumëfishta nga te dy kikboksierët, por në fund fitorja nga gjyqëtarët iu dha holandezit Roosmalen. Ky duel ishte në kuadër të turneut për kampionatin botëror të kategorisë së mesme. Beqiri tregoi cilësi të larta dhe humbja asesi nuk do të pengoj atë që të fitoj akoma trofe të rëndësishme.
Shemsi Beqiri deri më tani ka zhvilluar 81 meçe, duke shënuar 72 fitore (31 KO) dhe duke pësuar 9 humbje. Ndërsa për Roosmalen deri më tani ka zhvilluar 57 meçe, duke shënuar 41 fitore (14 KO), 13 humbje dhe 3 barazime.
Artan Vërbica
29 shtator 2013