RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Sadikaj dhe Muriqi triumfojnë në duelet e radhës

1 min read

Albi SadikajBaltimore Patapsco Arena, Maryland, 28 shtator 2013 – Albi Sadikaj 2-0 (2 KO) ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Ai mbrëmë mposhti amerikanin Alando Pugh 0-2, me nakaut në raundin e dytë. Sadikaj debutoi në boksin profesionist me 3 gusht, ndërsa fitorja e dytë vjen vetëm pas një muaji e gjysëm. Duelin e radhës Sadikaj do ta zhvilloj me 26 tetor në Washington.

“Jam i kënaqur me fitoren e dytë dhe me performancën që tregova. Shpresoj që të vazhdoj me triumfe” theksoi Sadikaj për Kosova Boxing.

Ndërkohë në lagjen Queens të New York-ut, Valdrin Muriqi 4-3 (0 KO) ka triumfuar ndaj amerikanit Jermain King 1-7-1 (0 KO) me vendim unanim pas katër raundeve. Valdrini është djali i axhës së boksierit tonë të mirënjohur Elvir Muriqit.

Kosovaboxing.org
29 shtator 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.