RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Benjamin Gavazi kampion i Gjermanisë

2 min read

Bruchsal, Gjermani, 19 mars 2021 – Benjamin Gavazi (13-1-0, 8 KO) ka shënuar një sukses të jashtzakonshëm personal sonte në Bruchsal të Gjermanisë, duke e fitur titullin e kampionit të Gjermanisë “BDB – Bund Deutscher Berufsboxer”, në kategorinë gjysëm të rënd. Ai mposhti rusin me nënshtetësi gjermane, Vasilij Sarbayev (15-9-1, 9 KO) me nokaut teknik në raund të shtatë.

Gavazi dominoi meçin dhe që nga fillimi ku kishte pasur një strategji se si ta mposht kundërshtarin. Ai ishte stërvitur dhe këshilluar nga trajneri i tij që duelin ta mbaj në distancë dhe me goditje direkte ta mposht. Kjo edhe doli e saktë pasi ai dëmtoi rënd Sarbayevin nga raundi në rund. Raundi i gjashtë ishte si vendimtar pasi boksieri ynë e hedhi në dysheme Sarbayevin, por që ai u ngritë dhe vazhdoi. Në raundin në vazhdim të shtatin, Gavazaj vazhdoi dominimin, ndërsa duke parë se Sarbayev ishte i dëmtuar mjaft shumë, gjyqëtari në ring kërkoi mendimin dhe ndërhyrjen e mjekut, gjë që pati të drejtë, pasi syri i rusit ishte i mbyllur shumë dhe hunda i ishte thyer dhe e ndali meçin. Pra një fitore e merituar e boksierit tonë.

Përkundër brezit mjaft të vlefshëm që e fitoi, fitorja e tij vlerësohet mjaft e madhe, pasi mposhti një boksier mjaft cilësor i cili ka dalur fitimtar edhe ndaj shumë kundërshtarësh, si Marek Prochzak, ndërsa barazoi me Sebastian Real.

“Jam shumë i gëzuar për këtë fitore. Kjo fitore më motivon edhe më shumë që të ndjek sukseset e tjera” theksoi Gavazi për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org 
19 mars 2021 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.