Bajrami mbron titullin WBU-Europe
1 min readLucern, Zvicër, 2 prill 2016 – Tefik Bajrami ka mbrojtur titullin WBU-Europe. Ai mbrëmë ka mposhtur gjeogjianin, Grigol Abuladze me nakaut teknik në raund të parë. Bajrami me goditje në pleksus e përfundoi këtë meç para kohe.
Kjo ishte mbrojtja e parë për Bajramin e titullit WBU-Europe. Ai këtë titull e fitoi me 3 tetor në Podujevë duke mposhtur hungarezin Attila Makula.
Me këtë fitore Bajrami ka bilanc prej 10 fitoresh (7 KO) dhe një humbje në 11 meçe profesioniste. Ndërsa Abuladze pësoi humbjen e 12-të në karrierë karshi 23 fitoreve.
www.kosovaboxing.org
3 prill 2016