RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Zenunaj në ring me 30 prill

1 min read

Dardan 6Dardan Zenunaj do të ketë meçin e radhës me 30 prill në Carson të Kalifornisë. Meçi i Zenunaj do të jetë në tetë raunde. Meçi i tij do të jetë parameç i dy boksierëve të njohur Andre Berto dhe Viktor Ortiz, që do të përballen njëri me tjetrin. Në këtë eviniment do të boksojnë edhe boksierët e njohur si Edwin Rodriguez, Fernando Montiel, Terrell Gausha dhe David Benadivez.

Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë dhe për të ditur për kundërshtarin që do t`a ketë: “Akoma nuk e di. Do të jetë një boksier mesatar për tu rritur në renditje. Meçi do të jetë në tetë raunde” theksoi Zenunaj.

Zenunaj në dhjetor të vitit të kaluar pati një meç të madh. Ai mposhti të pamposhturin Bryant Cruz që ishte 19-0, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë.

Zenunaj kishte në plan të boksoj më herët këtë vit me 15 prill në Barclays në New York, por te kjo përballje nuk erdhi.

“Po kisha në plan të boksoj në New York, por kjo përballje nuk erdhi. Tashmë boksoj me 30 prill, ku pretendoj të bëjë sërish një meç të bukur për shikuesit” tha Zenunaj për Kosova Boxing.

Zenunaj shumë shpejt do të bëjë të ditur kundërshtarin.

Artan Vërbica
2 prill 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.