Armend Xhoxhaj fiton “Gongun e Artë”
1 min readBoksieri ynë Armend Xhoxhaj është fitues i turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë” në Shkup. Ai në finale fitoi boksierin nga Vellsi, Dejvis Kodi. Pas një lufte të fortë dhe të paqartë deri në fund, Xhoxhaj u zgjodh fitues nga gjyqëtarët në fund që i dhanë edhe epitetin e boksierit më të mirë të turneut.
Tekniku më i mirë i turneut u shpall Nuri Ademi, ndërsa boksieri më luftarakë ishte Naser Shala, derisa titulli boksierit më i mirë i huaj shkoi në duart e Kristofer Burke nga Anglia. Anglezi Hiland Brand u shpall trajneri më i mirë, ndërsa gjyqtari Petre Nedellkovski fitoi çmimin si referi më i mirë. Anëtari i KB Shkupi, Idriz Bislimi e fitoi çmimin boksierit më të mirë të vendit nga Maqedonia.
Kosovaboxing.org
15 tetor 2015