Arian Gashi boksieri më i mirë i turneut “Qershori i Lirisë”
3 min readPrishtinë, 29 Qershor 2012 – Sot është mbajtur edicioni i dytë i turneut në boks amator “Qershori i Lirisë”, i organizuar nga klubi i boksit Prishtina. Turneun e shpalli të hapur anëtari i KB. Prishtina, z. Dibran Fylli. Në këtë turne u zhvilluan gjithësejt 9 duele, ku pat boks cilësor ku disa duele ishin mjaft interesante.
Boksieri më i mirë i këtij turneu u shpall boksieri i KB. Prishtina, Arian Gashi i cili mposhti boksierin e klubit Gjakova 137, Durim Thaqi. Pas një përplasje të shumë grushteve, ai i cili përfundoi këtë meç para kohës ishte Gashi. Ky meç u ndërpre nga ana e trainerit Hajdar Thaqi. Por, mund të themi se ishte vendim i drejtë i trainerit pasi që e kurseu boksierin e vetë.
Tekniku më i mirë u zgjodh Besart Gjafa nga klubi i boksit Trepça 89. Xhafa i cili njihet me goditje të fortë, në raundin e dytë për mrekuli me një “Upercutt” e plandosi boksierin e Prishtinës, Fatlum Kastratin.
Çifti më luftarak doli të jetë ai ndërmjet boksierit nga klubi i boksit Prizreni dhe boksierit nga klubi i boksit Fushë Kosova, Alban Qiriqi. Të dy boksierët nuk kursyen asgjë duke fituar këtë epitet, edhe pse juria e kishte të vështirë pasi pati edhe dy duele shumë luftarake si ai ndërmjet Lirim Bajramit dhe Ilir Halimi, dhe poashtu meçit ndërmjet Egzon Haradinaj dhe Albert Avdullahu.
Meçi i parë i këtij turneu ishte ai ndërmjet pionerëve Leonard Rushiti dhe Kastriot Rudhani, e cila u mbyll me barazim.
Valon Ahmeti nga klubi i boksit Trepça 89, ishte më i mirë se Blerim Hajrullahu, duke ngadhënyer 6 me 3.
Lirim Bajrami nga klubi i boksit Trepça 89 dhe boksieri i klubit të boksit Gollaku, Ilir Halimi, dhanë shfaqje të bukur ku gjyqëtarët patën punë të vështirë pasi që dueli ishte mjaft i përafërt, por në fund Bajrami doli të jetë fitues me rezultat të ngushtë 4 me 3.
Njëri ndër boksierët më perspektivë, Gazmend Gashi ishte nën nivelin e tij. Ai mposhti me rezultat 10 me 5, boksierin nga klubi i boksit Gjakova 137, Ramë Kuçi. Performanca e tij ishte e dobët, por kështu e ka boksi ndonjëherë.
Albert Avdullahu nga klubi i boksit Fushë Kosova dhe boksieri nga klubi boksit Besa e Pejës dhanë performancë të mirë. Gjyqëtarët e vendosën në të mirë të Avdullahut 8 me 4.
Dueli i bukur ishte edhe ai ndërmjet dy reprezuentesve tanë Krijon Shehu nga klubi i boksit Gjakova 137 dhe boksierit nga klubi i boksit Prizreni, Armend Xhoxhaj. Ky meç tregoi cilësi, ku të pranishmit panë gjithëçka, goditje të pastërta, mborjtje të mirë, taktizim nga të dy boksierët. Por, këtë më së miri e shfrytëzoi Xhoxhaj ku pas një pakujdesi i dha një “Knock-Down”. Shehu u zgjua por ishte gjyqëtari në ring Latif Demolli që e ndërpreu duke raujtur boksierin gjakovar.
ÇIFTET:
1.33kg.Leonard Rushiti “Prishtine” – Kastriot Rudhani ” Kosova “Vushtrri….4-4
2.52kg.Blerim Hajrullahu “Prishtine” – Valon Ahmeti ‘Trepqa89’………………3-6
3.60kg.Lirim Bajrami “F.Kosove” – Ilir Halimi “Gollaku” ……………………………4-3
4.64kg.Gazmend Gashi “Prishtine” – Rame Kuqi “Gjakova137” ………………..10-5
5.64kg.Naser Shala “Prizren “ – Alban Qiriqi “F.Kosove” ………………………….5-2
6.69kg.Fatlum Kastrati “Prishtine” – Besart Xhafa “Trepqa89”…………………RSC XHAFA
7.69kg.Arian Gashi “Prishtine” – Durim Thaqi “Gjakova 137”……………………WO GASHI
8.75kg.Egzon Haradinaj “Besa Pejë” – Albert Avdullahu”F.Kosove” …………8-4
9.81kg.Krijon Shehu “Gjakova137” – Armend xhoxhaj”Prizren ………………RSC Xhoxhaj
Juria profesionale:
Shefki Bogujevci – kryetar
Naser Bajrami
Gani Halilaj
Ragip Bytyqi
Artan Vërbica
Gjyqtare: Latif Demolli kryesor,Agim Shala,Agim Tahiraj.
Delegat : Sylejman Voca
Mjeku kujdestar: Ganin Halilaj
Foto: Shpend Ahmeti
Përgatiti: Artan Vërbica
29 Qershor 2012
Pershendetje Artan per turnirin urime fituesve suksese ne meqet e tjera kjo e tregon se sa potencial ka boksi Kosovar mungon perkrahja .