RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Video: Anthony Joshua e nakauton brutalisht Dillian Whyte

2 min read

Anthony-Joshua-v-Dillian-WhyteO2 Arena, Londër, 12 dhjetor 2015 – Dueli i britanikëve ndërmjet Anthony Joshua dhe Dillain Whyte ka përfunduar me fitore të Joshuas. Joshua dominoi meçin deri në raundin e shtatë kur brutalisht nakautoj Whyten. Ishte fillimisht goditja e fortë e Joshuas me të djathtën në kokë ku e tronditi Whyten, dhe nuk u ndal me rrebesh goditjesh deri sa përcaktuese ishte aperkati me të djathtën duke e nakautur Whyten, pa asnjë gjasë për tu ngritur. Nga shtatë raunde Joshua fitoi 6 raunde ndërsa humbi vetëm një raund, atë të dytën. Ka mundur shumë lehtë që Whyte ta përmbyllë në favor të tij meçin në raund të dytë ku arriti me një kroshe të majtë ta godas forte, por që nuk vazhdoi intezitetin e lartë të goditjet ndaj Joshuas, duke i dhënë mundësi të rikuperohet. Nga raundi i tretë u rikthye fortë Joshua dhe dominoi meçin duke fituar me plot meritë.  

Me këtë fitore Joshua fitoi titullin vakant të Britanisë së Madhe, dhe njëherit mbrojti titullin WBC International dhe titullin Commonwealth.

Joshua tani ka bilanc prej 15-0 (15 KO), ndërsa Whyte pësoi humbjen e parë në karrierë, karshi 16 fitoreve (13 KO).

https://www.youtube.com/watch?v=5BW-CIGc5ko

 

Shtohen zërat që në vitin 2016 mund të zhvillohet meçi ndërmjet Anthony Joshuas dhe David Haye. Këtë e kanë konfirmuar dy boksierët dhe ky do të ishte një super meç tjetër. Haye për tre vite ishte i penzionuar, ndërsa ka paralajmëruar rikthimin. Haye 26-2 (24 KO) do të boksoj me 16 janar në Londër kundër australianit Marc De Mori 30-1-2 (26 KO).

Artan Vërbica
13 dhjetor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.