RTK

RTKLive
7 Maj, 2024

Krasniqi kundër Cagri Ermis me 9 janar

2 min read

Haxhi KrasniqiBoksieri ynë Robin (Haxhi) Krasniqi do të zhvilloj duelin e tij të ardhshëm me 9 janar. Ai për kundërshtar do të ketë boksierin turk me nënshtetësi gjermane, Cagri Ermis. Ky duel do të zhvillohet në Maritim Hotel në Tiergarten në Berlin, ndërsa nuk është vendosur a do të jetë në 8 apo 10 raunde. Por, si do që të jetë Krasniqi është përgatitur maksimalisht për 10 raunde. “Akoma nuk është caktuar se a do të boksoj në 8 apo 10 raunde, por unë jam stërvitur për 10 raunde dhe jam i gatshëm për këtë përballje” theksoi Krasniqi për Kosova Boxing.

Ky do të jetë meçi i dytë i Krasniqit në kategorinë super të mesme. Ai në tetor të këtij sprovoj vetën në këtë kategori duke mposhtur çekun Vaclav Polak me ndërprerje në raund të parë. “Po e ndjejë vetën shumë mirë në këtë kategori. Jam shumë më i shpejtë, kam më shumë energji, forcë dhe të gjitha” theksoi Krasniqi.

Kundërshtari i Krasniqit, Cagri Ermis është 32-vjeçar dhe ka shumë eksperiencë në boksin profesionist. Ai ka zhvilluar gjithsejt 29 meçe me bilanc prej 18 fitoresh (5 KO), 9 humbje (1 KO) dhe dy barazime. Ai së fundi fitoi titullin IBF East/West Europe duke mposhtur gjermanin Jueregen Doberstein me vendim unanim pas 12-raundeve. Ai ka mposhtur edhe boksier të tjerë të respektuar si Baker Barakat, Bartolemij Grafka, Vitor Sa, etj. Ermis ka pësuar nëntë herë por vetëm një herë ka pësuar me nakaut teknik dhe atë në raund të dhjetë ndaj Hassan N`Dam N`jikam. Shumicën e humbjeve i ka pësuar jashtë Gjermanisë nga boksier cilësor si Gevorg Khatchakian, Predrag Radosevic, Ante Bilic, Ahmad Kaddour, etj.

Dueli Krasniqi dhe Ermis pritet me shumë interesim nga gjithë opinioni shqiptarë. Me fitore ndaj Ermis, Krasniqi do të ketë mundësi të sfidoj tituj tjerë të vlefshëm. Ai pas këtij meçi do të mund të sfidoj titullin e EBU-së ndaj franqezit Hadillah Mohoumadi.

Artan Vërbica
17 dhjetor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.