RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Andre Ward siguron gjysmëfinalen në “Super Six”

1 min read

Andre Ward është gjysmëfinalisti i parë në turneun “super six super-middleweight”. Andre Ward 22-0 (13 KO) në prani të më shumë se 10.000 shikuesve në Oakland të shteteve të bashkuara, mposhti Allan Green 29-2 (20 KO) bindshëm në çdo raund.  Gjyqëtarët e vleresuan të tre me nga 120-108. Ward bëhet boksieri i parë i cili siguron plasmanin për në gjysmëfinale të turneut “super six super-middleweight” pasi nga dy duele shënoi fitore duke mbledhur 4-pikë. Lufta e radhës për Ward do të jetë kundër Andre Dirrell i cili ka një fitore dhe një humbje, ndërsa Allan Green e pret duelin me Mikkel Kessler i cili poashtu ka shënuar një fitore dhe një humbje. Gjasat duken të vogla për Allan Green për ta mposhtur Kessler dhe të kualifikohet në gjysmëfinale.

Kosovaboxing.org
22 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.