RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Juan Carlos Gomes rikthehet në Universum Box Promotion

3 min read

Foto: Universum Box Promotion

Disa ditë më parë publikuam gjendjen dhe krizën që po ndodh në klubet gjermane Universum Box Promotion dhe tani Arena Box Promotion. Morëm një informatë nga bashkëpuntori ynë nga Turqia, Koray Sarkaya që është i afërt me zyrtarët e Arena Box Promotion se boksieri i kampit Arena, Mahir Oral ka shkëputur kontratën dhe na tregoi se rrugës së tij janë në vazhdim edhe disa të tjerë siç e cekëm edhe ish-kampioni i botës në kategorinë kruzer, Juan Carlos Gomes. Ai më tej na informoi për krizën që e ka kapluar këtë klub që është bërë i njohur  këto vitet e fundit, por tani vjen edhe informta tek faqja jonë nga Universum Box Promotion se boksieri i Arena-s, Juan Carlos Gomes rikthehet tek klubi që ka arritur famën si boksier dhe që ka arritur të bëhet kampion bote. Pra për një javë këtij klubi i largohen dy boksier të fortë që kanë mbajutr barren kryesoretek ky klub.

Çka po ndodh me këto klube, ende spo kuptojmë asgjë?
A është kjo një politikë nga promoteri-menagjeri i njohur Ahmet Oner për t`i larguar disa boksier të mëdhenjë apo është sepse nuk ka financa klubi për t`i mbajtur, kjo na bën të analizojmë dhe më shumë në të ardhmen. Deri sa Arena Box Promotion nuk ka dalur me një kuminikatë, ndërsa ekipi tjetër Universum Box Promotion që ka spekuluar falimentimin për shkak se ka skaduar kontrata me televizionin e njohur gjerman ZDF dhe nuk ka mundësi t`a vazhdojë në të ardhmen, ajo i ka hapur dyert ish-boksieri të tij, Juan Carlos Gomes dhe e ka mirëpritur në Hamburg kthimin e tij. Nga një gjirim që morrëm nga kampi i Universum Box Promotion, gjë që u tregua se si u prit sot Juan Carlos Gomes ishte gjithçka normale dhe aktiviteti zhvillohej normal. Aty ishin edhe trainerët më të mirë të këtij kampi, Fritz Sdunek dhe Michael Timm. Ndërkohë edhe lufta e fundit që është dashur të mbahet me 31 Korrik nën drejtimin e televizionit ZDF është në pikëpyetje pasi dueli kryesor mes Dimitrenko dhe Bekhatov është nën dyshim pasi që promoteri rus Titov i cili është bashkpronar i boksierit Bekhatov ka dhënë më shumë mjete që ky dueli Dimitrenko vs Bekhatov të zhvillohet në Moskë të Rusisë.

Kosovaboxing.org kontaktoi zëdhensin e Universum Box Promotion për ngjarjet që po ndodhin dhe ai na u përgjigjë se ngjarja e 31 Korrikut nuk do të anulohet asesi, sepse në këtë mbrëmje do të boksojnë edhe disa boksier të mirë siç është në program edhe lufta për titullin WBC Interim,  ndërmjet Zbik vs Heilano, pastaj për titullin WBO ndërmjet Sartison dhe Gevor dhe poashtu në këtë mbrëmje do të boksojnë Balzay, Culcay dhe i rikthyeri Juan Carlos Gomes që e kanë future menjëherë në program.

Artan Vërbica
21 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.