RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Amir Khan, viziton Katarin sikur se Manny Pacquiao

1 min read

Amir Khan 3Vetëm dy ditë pasi kishte vizituar Katarin, tetë herë ish-kampioni i botës Manny Pacquiao me ftesë të Presidentit të Federatës së boksit të Katarit, Yousuf Ali Al Kazim dhe dhe President të Federatës së boksit botëror AIBA-së, Dr Ching-Kuo Wu, të njejtë gjë e ka bërë edhe britaniku Amir Khan. Dy herë ish-kampioni i botës, Amir Khan për dy ditë tjera ishte musafir i Presidentit të Federatës së boksit të Katarit Yousuf Ali Al Kazim.
Amir KhanKëto dy pritje nuk duken edhe aq të rastësishme, dhe këtë e theksoi edhe Manny Pacquiao i cili theksoi se dëshiron që meçin e ardhës ta zhvilloj në Lindje të Mesme nga fillimi i vitit të ardhshëm e pse jo në Katar. Ai përmendi si kundërshtar të mundshëm Amir Khanin dhe ky u paraqitë vetëm pas dy ditësh. A thua gjithçka është e rastësishme, apo meçi i tyre po shkon drejt finalizimit dhe të zhvillohet në kryeqytetin Doha.

Kosovaboxing.org
11 tetor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.