RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Intervistë: Pacquiao dëshiron që meçin e fundit ta zhvilloj në Lindje të Mesme, dhe si destinacionin mund të jetë Doha

2 min read

Eight-weight world champion Manny Pacquaio was a special guest at the AIBA World Boxing Championships here todayManny Pacquiao është duke qëndruar në kryeqytetin e Katarit në Doha, aty ku është duke u zhvilluar kampionati botëror në boksin amator. Filipinasi është i ftuari i posaqëm i Presidentit të boksit të Katarit, Yousuf Ali Al Kazim dhe President të Federatës së boksit botëror AIBA-së, Dr Ching-Kuo Wu.

Pacquiao theksoi se dëshira e tij është që meçin e ardhshëm ta zhvilloj në Manny-en-DohaManny Pacquiao welcomed to Doha by QOC (1)[3]Pacquiao is planning on having his last fight in Qatar before retiringManny-Pacquiao5pac.at.aiba.doha.151008.02.500wLindje të Mesme e pse jo në kryeqytetin e Katarit në Doha. Pacquiao do të zhvilloj meçin e fundit të tij nga fillimi i vitit, para se ti varrë dorezat në gozhdë për të vazhduar jetën e tij në politikë. 20 vite i ka kaluar në boksin profesionist duke fituar tituj të panumërta Botërore, gjë që nuk mund të kishte imagjinuar.

Kosova Boxing ju sjell pyetjet e gazetarëve për lexuesit tanë:

A është e vërtet se ju do të penzionoheni?
Manny Pacquiao: Ky është plani im. Unë do të kandidoj për senator dhe kjo punë kërkon përgjegjësi të madhe.

Nëse ju mund të zgjedhni kundërshtarin tuaj përfundimtar, cili do të jetë ai?
Manny Pacquiao: Kjo do varet. Do të kërkoja revanshin me Mayweather ose si alternativë Amir Khan apo Danny Garcia. Por, unë nuk e dij se Mayweather a do të boksoj përsëri sepse ai ka shpallur penzionimin.

A mendoni se meçi kundër Amir Khan ka më shumë gjasa të zhvillohet se sa ajo me Mayweather apo Garcia?
Manny Pacquiao: Unë mendoj se me Khan është më shumë e realizueshme. Do të doja që ky duel të zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe pse jo këtu në Doha.

Si do të ndjeheni pas penzionimit?
Manny Pacquiao: Unë jam më shumë se i kënaqur. Unë jam i lumtur, veçanërisht për shkak se kam takuar shumë njerëz. Boksi  më ka hapur shumë dyer, dhe mundësuar mua që të bëhet një deputet, dhe ky që jam unë të jam kampion i popullit.

A jeni akoma i uritur?
Manny Pacquiao: Po unë kam akoma uri dhe për këtë arsye dua të bëjë meçin e radhës.

Cila ka qenë përballja më e rëndësishme për ju, në gjithë karrierën?

Pac-website-2Manny Pacquiao:
 Unë mendoj se kam pasur përballje të mëdha. Ka aq shumë si ajo me Oscar De La Hoyan, Miguel Cotton, Juan Manuel Marquez, Ricky Hatton, madje edhe me Floyd Mayweather.

A është më e vështirë të silleni në ring apo me politikë?
Manny Pacquiao: Ballafaqimi në politikë është i ndryshëm, ju jeni në shërbim të popullit. Unë mendoj se një deputet  mund të ndihmojë shumë, sidomos ata njerëz që kanë nevojë për ndihmë. Ata kanë parë se si krahina ime është përmirësuar.

Artan Verbica
10 tetor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.