RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Dardan dhe Hekuran Avdylaj triumfojnë në Vienë

1 min read

Dardan Avdylaj fiton titullin ISKA-Internacional të Austrisë

Dardan dhe Hekuran AvdylajDardan dhe Hekuran Avdylaj kanë vazhduar me paraqitje të mira. Të dy kikboksierët tanë kanë triumfuar në fundjavën që lamë pas ndaj kundërshtarëve cilësor.

Përballja që ishte në interesin tonë dhe më e vlefshme e mbrëmjes, ishte ajo e Dardan Avdylaj dhe Daniel Vidovec nga Çekia. Dueli ishte i një anshëm për kikboksierin tonë i cili gjatë duelit në pesë raunde arriti katër herë ta hedh në dysheme çekun. Dhe pas pesë raundeve, fitorja nuk vihej në dyshim, ku Dardani u shpall fitues me vendim unanim duke fituar titullin ISKA-International të Austrisë.

Hekuran Avdylaj përball pati kundërshtarin nga Sllovakia, Richard Genda. Këtë përballje Hekurani e fitoi me nakaut në raund të tretë. 

Për më shumë se kush kanë qenë kundërshtarët e vëllezërve Avdylaj dhe biografinë e tyre, mund të lexoni në këtë link:

Vëllezërit Avdylaj po shkëlqejnë në kikboksin e Austrisë

Kosova Boxing
12 tetor 2015

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.