RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Aleksandër Rama boksieri më i mirë i turneut “Turqi Faleminderit, Ju duam”

2 min read

Rama 2Prishtinë, 29 Prill 2013 – Në një ambient të bukur në qendër të Prishtinës është mbajtur turneu ndërkombëtar në boks amator “Turqi Faleminderit, Ju duam”. Ky turne u organizua nga legjenda e boksit tonë, Aziz Salihu. I gjithë ky spektakël solli disa duele mjaft interesante ku boksieri më i mirë i turneut doli të jetë, boksieri i kombëtarës sonë Aleksandër Rama.

Rama 1Alban BeqiriGazmend GashiAlban Bermetadenis nurja 2Rama përball kishte boksierin nga Bullgaria, Svetisllav Hristov, të cilin e mposhti me vendim të gjyqëtarëve. Në këtë duel si edhe në duelet e mëparshme, Rama tregoi cilësitë e boksierit i cili premton në të ardhmen. Ai gjatë gjithë duelit mbajti nën kontroll bullgarin duke e mposhtur bindshëm.

Duel tjetër interesant ishte ai ndërmjet boksierit nga Shqipëria Alban Beqiri dhe ish-reprezentuesit nga Serbia, Zoran Mitroviq, boksier i cili ka marrur pjesë në shumë kompeticione ndërkombëtare, si kampionate evropiane dhe botërore. Mitroviq është i njohur për opinionin tonë pasi me 2009 ka boksuar me boksierin tonë të mirënjohur Jetmir Kuçi në kampionatin botëror në Milano. Atë botë Kuqi e kishte mposhtur në xhiron e dytë të kampionatit.
Edhe i riu Beqiri, i cili sapo ka mbushur 19-vjeç, i doli në krye serbit Mitroviq, duke e mposhtur me vendim të gjyqëtarëve. Ky duel njëherit u zgjodh nga juria profesionale si dueli më luftarak.

Boksieri ynë perspektiv Gazmend Gashi e mundi boksierin nga Bosnja dhe Hercegovina Ahmed Dananoviq. Gashi demonstroi luftë të bukur dhe arriti që me ndërprerje në raund të tretë të përfundon meçin në favor të tij. Gashi nga juria profesionale u zgjodh tekniku më i mirë i turneut.

Ajo që bëri bujë, ishte rikthimi i boksierit tonë të mirënjohur Alban Bermeta, i cili gati një vit nuk kishte zhvilluar ndonjë meç, për shkakë të gjendjes së tij shëndetsore. Bermeta ndonëse ishte meçi domethanës për te, arriti të mposht bullgarin Vladimir Georgiev me vendim unanim të gjyqëtarëve.

Denis Nurja nga klubi i boksit Tirana mposhti bullgarin Mladen Ilija me ndërprerje në raund të dytë. Edhe Nurja si boksierët tjerë të Tiranës, premton shumë në të ardhmen.

I riu nga klubi i boksit Besa, Valdrin Elezaj arriti të mposhtë Ibrahim Handanoviq me vendim unanim. Për të riun nga Peja, ky duel ishte mjaft domethanës.

Foto: Avdush Cakaj

Përgatiti:
Artan Vërbica

 

1 thought on “Aleksandër Rama boksieri më i mirë i turneut “Turqi Faleminderit, Ju duam”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.