RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Adrien Broner fiton titullin e katërt botëror në kategori të ndryshme

2 min read

Broner mposht Khabib Allakhverdiev me nakaut teknik në raund të 12-të

100315 BOXINGU.S.Bank Arena, Cincinnati, SHBA, 3 tetor 2015 – Pas shumë kritikave të drejtuara ndaj Adrien Broner, ai mbrëmë ka heshtur kritikët duke shfaqur një performancë të shkëlqyer duke mundur rusin nga Dagestani, Khabib Allakhverdiev me nakaut teknik në raund të 12-të. Me këtë fitore Broner fitoi titullin WBA në kategorinë e lehtë.

26-vjeçari Broner i cili edhe më parë ka fituar titujt e botës në kategoritë super pendël, të lehtë, super të lehtë dhe velter, tregoi vlera të mëdha të boksit dhe se ka akoma ka shumë për të dhënë në boksin profesionist. Ai dominoi thuajse të gjitha raundet duke ecur drejt titullit vakant super të lehtë në versionin WBA. Dhe kur të gjithë menduan se përballja do të përmbyllet me fitore të Broner me vendim unanim, ndodhi diçka që vetëm sporti i boksit e sjellë. 40-sekonda para gongut Broner e zuri Allakhverdiev me një goditje të drejtë në fytyrë që tronditi atë, dhe pastaj lëshoi ​​një goditje të majtë, pasoi goditje nga poshtë djathtas, dhe majtas kombinim në stomak,duke goditur sërish fortë në fytyrë duke detyruar gjyqëtarin Hervey Dock të ndërprej meçin. 

“Sinqerisht unë isha një djal i ri të cilën më çmendën në moshe të re. Isha i ri dhe nuk dija si ti menaxhoja parat e shumta, dhe jeta ime për pak shkoi në aut. Ishte fama, jeta me drita. Por, u ktheva duke dëshmuar se nuk kam përfunduar” theksoi Broner pas meçit për media botërore.

Broner tani ka bilanc prej 31 fitoresh (23 KO) dhe dy humbje. Ndërsa për Allakhverdiev kjo ishte humbja e dytë në karrierë, karshi 19 fitoreve (9 KO).

Përgatiti:
Artan Vërbica

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.