Postol nakauton Matthyessen në raund të dhjetë
1 min readCarson, California, 3 tetor 2015 – Ukraina ka edhe një kampion bote në boksin profesionist, ai është Viktor Postol. Postol mposhti sonte argjentinasin Lucas Martin Matthyese me nakaut në raund të dhjetë, duke fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë e lehtë në versionin WBC.
Me këtë fitore Postol mbajti primatin e boksierit të pamposhtur me bilanc, 28-0 (12 KO), Ndërsa për Matthyese kjo ishte humbja e katërt në karrierë, karshi 37 fitoreve (34 KO).
Jo rastësisht disa vite më parë e kishim e shkruar një shkrim në kolumnën botërore të “East Side Boxing” se Ukraina po shëndrohet në djep të boksit, dhe kjo po dëshmohet se kishim të drejtë. Sepse krahas kampionëve të mëdhenjë botërore si Wladimir Kliitschko, Vitali Klitschko, Vasyl Lomachenko, tani shteti i Ukrainës numëron edhe Viktor Postolin si kampion të botës. Kjo është një krenari për shtetit të Ukrainës, e cila edhe më shumë e rritë namin në Botë.
Më shumë rreth boksit dhe boksierëve të Ukrainës do t`ju sjellim në magazinën tonë periodike e cila do të dal shumë në shitje në muajin e ardhshëm.
Artan Vërbica
3 tetor 2015