RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Shkodran Veseli shënon edhe një fitore

1 min read

Veseli mposhti grekun Avramidis Christos me vendim të gjyqëtarëve

Shkodran Veseli vs. ZhivkovicBiel – Bienne, Zvicër, 3 tetor 2015 – Kikboksieri ynë nga Gjakova, Shkodran Veseli, po vazhdon shkëlqimin e tij. Veseli këtë fundjavë mposhti kikboksierin nga Greqia, Avramidis Christos me vendim të gjyqëtarëve pas tre raundeve. Ai dominoi plotësisht meçin duke shënuar fitoren e 71-të në karrierë. Ndërsa për grekun Christos kjo ishte humbja e 13-të në karrierë karshi 30 fitoreve në 43 meçe.

Veseli këtë vit ka zhvilluar pesë meçe duke fituar katër përballje, ndërsa ka pësuar vetëm një herë. Ai në shkurt të këtij viti fitoi titullin e kampionit evropian në versionin WKU ndaj kikboksierit shumë të vlerësuar, Darryl Sichtman. Tani Veseli kërkon edhe titullin tjetër të kampionit evropian, atë në versionin WBC ku kampion është kikboksieri i famshëm franqezi Wendy Annonay. Përballja Veseli dhe Annonay do të zhvillohet me 5 dhjetor. Por, para përballjes me franqezin Annonay, Veselin e pret edhe një luftë e fortë ku me 7 nëntor do të takohet me portugezin Ricardo Fernandez.

Kosova Boxing i dëshiron suksese të mëtejme kikboksierit tonë.

Artan Vërbica
5 tetor 2015  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.