Abraham ndal Boudalha në raundin e tetë
2 min readNuremberg, Gjermani. 15 Dhjetor 2012 – Në mbrojtjen e tij të parë të titullit WBO në kategorinë super mesme, Arthur Abraham (35-3-0 27 KO) fitoi me nokaut teknik ndaj franqezit Mehdi Bouadla (26-4, 11 KO) në natën e shtunë në Arena Nuremberg të Gjermanisë. Abrahami ishte i përkryer këtë natë duke përfunduar meçin në raundin e tetë. “2012-ta ishte një vit i mirë. Unë u riktheva si kampion bote. Jam shumë i lumtur” theksoi Abraham.
Në këtë mbrëmje u zhvilluan edhe disa parameçe interesante. Mateusz Masternak i cili është i pamposhtur (29-0, 21 KO) fitoi titullin vakant evropian të versionit EBU në kategorinë e “Cruiser” në një luftë të njëanshme me vendimin unanim në dymbëdhjetë raunde ndaj Juho Haapoja (18-2-1, 11 KO).
Veterani 37-vjeçari Michael Sprott (37-19, 17 KO) fitoi duke befasuar gjermanin Edmund Gerber (22-1, 14 KO) në një luftë të rëndësishme duke ia shkaktuar humbjen e parë gjermanit të talentuar. Sprott, i cili kishte katër humbje në duelet e fundit, arriti të befasoj ku dy gjyqtarët e vlerësuan 97-94, ndërsa njëri gjyqëtar 95-95. Sprott iu revanshua pas humbjes me ndërprerje që kishte pësuar në muajin shtator.
Culcay Jack vazhdoi dominimin e tij duke rritur rekordin në (14-0, 10 KO). Ai mposhti franqezin Jean Michel Hamilcaro (17-5-3 6 KO). “Golden Jack” ishte thjesht shumë të shpejtë dhe shumë të aftë duke dominuar luftën. Ai më pastaj e hedhi Hamilcaro në dysheme në raundin e pestë duke shënuar edhe një fitore të rëndësishme.
Shpend Ahmeti
16 Dhjetor 2012