42 sekonda iu deshën Gjergjajt për ta përmbysur kroatin Golesh
1 min readUmwelterarena Spriet, Baden, Zvicër, 5 dhjetor 2015 – Arnold Gjergjaj ka vazhduar me fitore duke ngritur rekordin e tij, 100% të fitoreve. Atij iu deshtën vetëm 42 sekonda për ta përmbysur kroatin Marino Golesh. Edhe pse kundërshtari ishte cilësuar i denjë, ai nuk arriti ti rezistoj goditjeve të fuqishme të boksierit tonë. Pas një kombinimi direkt të majtë dhe të djathtë Golesh u gjet në litar i nakautuar, ndërsa trajneri kundërshtar hedhi rizën në shenjë dorëzimi.
Gjergjaj me këtë fitore rriti bilancin në 29-0 (21 KO), ndërsa Golesh shënoi humbjen e 5-të karshi 20 fitoreve (18 KO).
Kjo fitore ishte e mirë se ardhur pasi Gjergjaj në duelin e tij të fundit të zhvilluar në qershor ndaj rusit Denis Bekhatov lëndoi dorën, dhe pas gjashtë muajve rikthehet me një fitore bindëse.
Kosovaboxing.org
7 dhjetor 2015