Gjergjaj, pranë kampionëve botëror
2 min readBoksieri ynë i mirënjohur në peshën e rënd, Arnold Gjergjaj do të boksoj këtë fundjavë me 5 dhjetor në Umwelterarena Spriet në Baden të Zvicrës. Ai do të takohet me kroatin Marino Golesh në një meç në tetë raunde. Këtë meç e kemi paralajmëruar tek gjithë adhuruesit tanë të Gjergjajt.
Por, kësaj radhe Kosova Boxing do të sjellë më shumë rreth kampionit të ri të botës Tyson Fury i cili i mori të gjitha brezat e kampionit të botës, Wladimir Klitschko. Ndërsa tek ju do t`ju sjellim fotografitë nga dy sparringje nga Gjergjaj dhe kampioni aktual botëror Tyson Fury. Këtë e ka mundësuar për lexuesit tanë trajneri dhe menaxheri i Gjergjajt, Angelo Gallina.
Gjergjaj ka zhvilluar dy herë sparring me Tyson Fury. Një herë ishte Gjergjaj në Britani të Madhe, ndërsa që Fury njëherë qëndroi në Basel për përgatitje të ndërsjella.
“Arnoldi ka qenë dy herë sparring partner i Tyson Furyt. Ai është boksier i mirë dhe në duar të mira të
menaxhimit. Njihemi me te që nga viti 2013 kur filluam bashkpunimin tonë, dhe ai është puntor shumë i madh. Kur analizoj edhe intezitetin që ka shtuar për këto dy vite të fundit, ai me shumë meritë është kampion i botës” tha Gallina për Kosova Boxing.
Gjergjaj me rekord 100% deri më tani, 28-0 (20 KO) renditet i 7-ti në versionin EBU, dhe i 29-ti në botë nga 1197 boksier në kategorinë e rënd. Ai shumë shpejt do të matet me më të fortit. Ai përveç Tyson Furyt, disa herë ka zhvilluar sparring edhe me ish-kampionin e botës për 9-vite, Wladimir Klitschko. Pra, Gjergjaj ngadalë po i afrohet synimit të tij dhe në një të afërme ai do jetë sfiduesi i titullit të botës.
“Për ne është i rëndësishëm meçi i radhës i kësaj fundjave. Pas këtij meçi na mbetet të jemi të fokusuar dhe të shohim për përballjen e ardhshme. Po presim një rast të madh, dhe shancat janë të mëdha. Por, siç nuk jemi ngutur deri më tani, dal nga dal” tha në fund Gallina.
Përgatiti:
Artan Vërbica
1 dhjetor 2015