Shkodran Veseli, mbyll stinorin si më i miri ndër shqiptarët
3 min readShkodran Veseli pa dyshim edhe këtë vit ka qenë kikboksieri më i dalluar në skenën e shqiptarëve. Sikur se vitin e kaluar që u zgjedh më i miri i vitit nga agjensioni Kosova Boxing, edhe këtë vit e dëshmon suksesin, gjë që është më e vështirë të përsëritet suksesi i njejtë, por Veseli me 5 fitore dhe 2 humbje ishte më i miri. Pas konsulltimeve me bashkëpuntor të ngushtë dhe njohës të kikboksit Veselit edhe këtë vit do ti takoj kurora e më të mirit për 2015.
Se sa sfidues dhe i patrembur është Veseli tregon meçi i tij i fundit i zhvilluar në Umwelterarena Spriet në Baden të Zvicrës me 5 dhjetor. Ai do të duhej të dyluftonte me kampionin evropian në fuqi në versionin WBC, Wendy Annonay, ndërsa ky i fundit ishte tërhjekur në ditët e fundit dhe si zavendësues nga organizatori u caktua i rendituri numër dy në këtë version, belgu Djibril Ehoud. Veseli pranoi duelin me Ehoud në kategorinë deri 86 kg, vetëm për ti mos dështuar meçi duke ditur se atë kanë planifikuar shumë adhurues shqiptarë ta përcjellin nga Austria, Zvicra, Gjermania, e vende të tjera.
Dueli filloi me dinamizëm të madh ku dy kikboksierët synonin fitore sa që fituesi deri në fund nuk dihej. Raundi i parë filloi me kujdes si nga Veseli poashtu edhe nga Ehoud. Në raundin e dytë dy kikboksierët ngritën intezitetin dhe filluan goditjet e forta në njëri-tjetrin. Në raundin e tretë eksplodoi Veseli duke dominuar plotësisht raundin. Veseli si një tajbokser i vërteti shfrytëzoi bërrylat e tij duke e gjakosur për së tepërmi Ehoudin. Në këtë raund edhe qiti një herë në dysheme belgun, por ky me vështirësi u ngritë dhe vazhdoi. Si duket raundi i tretë i mori shumë energji dhe forcë Veselit ku pastaj Ehoud pati çastet e tij. Ai u rikthye furishëm në raund të katërt ku fitoi raundin bindshëm dhe Veseli u gjet një herë në nokdovn, por vazhdoi. Raundi i pestë dukej të ishte përcaktues dhe ashtu doli ku pas një lufte të fortë Ehoud ishte më i mirë, sigurisht që pesha e tij ideale dhe me e lartë i dha përparsi dhe kjo u pa fare mire. Veseli thjesht ishte i lodhur ndërsa tek Ehoud erdhi në shprehje kategoria e tij. Edhe Veseli shkëmbeu mjaft goditje por u rëzua një herë nga një “Low-Kick” nga Ehoud me të cilin humbi meçin për një pikë. Gjithsesi Veseli edhe përkundër humbjes ai i bëri krenar të gjithë shqiptarët e pranishëm dhe gëzoi ata me paraqitjen e tij, ndërsa që shumë nga ata nuk e ditën dhe e kuptuan më vonë se çfarë sakrefice bëri ky djalosh për ti bërë krenar.
Pas meçit Veseli ishte i mërzitur nga kjo humbje: ”Unë pata përgatitje të mirë për këtë duel, por vija nga një meç i fortë që kisha me Adelino Boa Morte para dy muajve. Pas këtij meçi kisha vetëm 8-javë përgatitje dhe bëra gabim që pranova një duel të vështirë dhe sfidues siç ishte ky. Edhe pse kundërshtari u ndërrua ku besoj që të dytë janë të një kalibri, në shprehje erdhi humbja e stërngarkesës fizike. Unë isha përgatitur për një tajbokser tjetër dhe në momentet e fundit mu ndërrua kundërshtari, edhe kjo ishte një demotivim. Por prapë mendoj se gabimi ishte se këtë vit zhvillova shumë meçe plot shtatë të një niveli të lartë dhe erdhi në shprehje lodhja që rezultoi me këtë humbje” tha Veseli për Kosova Boxing,
Me 5 fitore dhe 2 humbje këtë vit, dhe me titullin evropian të fituar në versionin WKU, Veseli do të zgjidhet në fundvitë kikboksieri më i mirë për 2015.
Një përmbledhje të shtatë meçeve të Shkodran Veselit do t`ju sjellim në numrin jubilar të vitit të ri në Kosova Boxing Magazine.
Artan Vërbica
11 dhjetor 2015