RTK

RTKLive
25 Qershor, 2022

Xhavit Bajrami mbron titullin e kampionit botëror, kundër Takenori Onda me 2 Qershor

1 min read

Kampioni botëror në kick-box, më versionin ISKA, Xhavit Bajrami do të mbrojë titullin e kampionit botëror me 2 Qershor në Lucern të Zvicrës. Ai për kundërshtar do të ketë japonezin Takenori Onda. Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë të ditur vëllau i Xhavitit, Tefiku. Në këtë mbrëmje do të zhvillohen edhe disa parameçe interesante, ku do të jetë edhe turneu i 8 më të mirëve në konkurrencën deri -86 kg, ku pretendues do të janë, Enver Sljivar, Janosch Nietlispach, Nico Fischer, Vanni Fae, Jeremy Trieste, Thierry Spirlet, Alex Skiba. Poashtu mbrëmjen do t`a begatoj edhe një ndeshje e femërave ndërmjet  Cara Spahni dhe Nathalie Scherrer. Në parameç do të boksoj edhe vëllau i vëllezërve Bajrami, Feridi i cili përballë do të ketë Patrick Luithi.

Pra mbrëmja e 2 Qershorit SWISSLIFE Arena në Lucern, do të sjell kick-box të pasur. Duelet do të fillojnë nga ora 20:00. Biletat për këtë mbrëmje mund ti rezervoni tek faqja www.bajrami.ch.

Kosovaboxing.org
3 Maj 2012

1 thought on “Xhavit Bajrami mbron titullin e kampionit botëror, kundër Takenori Onda me 2 Qershor

  1. I uroj fat xhavit bajramit, legjendes se gjalle shqipetare. Jam shume adhurues i tij, me stilin si bokson dhe per arritjet e tij qe asnje shqipetar nuk ka arrit.
    me vjen per bese shume mire
    kam degjuar se me nentor do ta mbron titullin ne Tirane
    bravo shqipe

    Bushi(Dardani)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.