Jahnsportforum, Neubrandenburg, Gjermani, 30 Janar 2010 – Kampioni botërorë në kategorinë e mesme në versionin IBF, Sebastian Sylvester 33-3 (16 KO) ka mbrojtur titullin kundër amerikanit Billy Lyell 21-8-0 (4 KO) me TKO 10. Kjo ishte mbrojtja e parë e titullit të kampionit botërorë nga boksieri gjerman. Sylvester gjatë gjithë duelit ishte më i mirë duke treguar teknik të përsosur. Deri në raundin e 10-të, sipas gjyqëtarëve Sylvester ishte në epersi me pike, 90-81, 88-83, 88-83.

Sylvester gjatë karierës së tij shumë vjeçare në boksin profesionist është përballur me shumë boksier të njohur. Ai ka mposhtur boksier të njohur si ish-kampionin evropian, Amin Asikainen, Javier Castillejo, Lajuan Simon ndërsa është mposhtur nga kampioni aktual botërorë i versionit WBA, Felix Sturm.

Kategoria e mesme ka bagazh të fortë prej kundërshtarëve dhe shumë e vështir të mbahet ky brez nga kampioni Sylvester, kur kemi parasysh kampionët si Kelly Pavlik (WBC dhe WBO), Felix Sturm (WBA) dhe sfiduesit që do ta kërcnojnë. Felix Sturm është duke u përgaditur për sfida të mëdha me trajnerin e ri, Fredie Froach, ndërsa Kelly Pavlik pas humbjes nga Bernard Hopkins dhe aventurës në kategorinë gjysmë të rënd është rikthyer në kategorinë e mesme dhe ka mbrojtur brezat e vet. Pavlik do të ketë një mbrojtje me Sebastin Zbik në pranverë e më pastaj do të shohim se çka me të vërtet do të na sjell kategoria e mesme ndër më të mirat gjithëmonë.

Siç ju kemi informuar disa javë më parë për duelet që do të ndodhin në këtë datë, KosovaBoxing.org  ju sjell disa nga detajet më interesante edhe të parameçeve që ndodhën.
Robert Helenius 11-0 (7 KO) po shkëlqen dita-ditës dhe po luan një rol të madh tani në kategorinë e rënd. Ai mposhti mbrëme ish-kampionin botërorë Lamon Brewster 35-6 (30 KO) duke e ndalur në raundin e 8-të. Edhe në raundin e dytë Brewster u gjend në dysheme pas një goditje të forte nga Helenius me një “Body-Shoot” në stomak. Lufta Helenius vs Brewster është parashikuar të ndodh në muajin Nëntor të vitit të kaluar mirpo Helenius kishte pësur një lëndim në këmb dhe dueli i tyre u shty për këtë datë. Helenius ishte përgaditur me boksierin tonë Luan Krasniqin i cili përgaditej për revanshin me Dimitrenkon. Fatkeqësisht edhe Luan Krasniqi u lëndua në atë kohë dhe dueli Krasniqi vs Dimitrenko pritet të zyrtarizohet për një date të re.

Një tjeter duel u zhvillua poashtu në kategorinë e rënd ndërmjet bullgarit, Kubrat Pulev 5-0 (3 KO)  ku mposhti ish-kampionin evropian Matt Skelton 22-5 (19 KO) me “knock-out classic” në raund të 4-ë. Pulev fitues i medaljes së artë në kampionatin botërorë në Liverpool me 2008 në boksin amator është në rrugë të mire të tregohet se ka cilësi për çdo kundërshtar dhe çdo titull që eksizton qoftë evropian apo botërorë, vetem koha e ndan nga kjo pjesë e karieres së tij. Me të është dashur të takohet Oleg Platov mirpo kjo luftë nuk ndodhi, arsyet nuk u treguan nga kampi Saurland Event ku të dy boksierët janë pjesë e këtij klubi.

Ish-kampioni evropian dhe kampioni aktual WBO-Intercontinental në kategorinë gjysëm të rënd, Karo Murat 21-0 (13 KO) ka mbrojtur titullin kundër afrikanit Sean Corbin 13-2 (9 KO) me ndërprerje në raund të dytë. Kjo fitore i hap edhe më shumë rrugë për ta sfiduar titullin e kampionit botërorë. Karo Murat është i rankuar si i 3-ti në WBC, i 4-ti në WBA, i 12 në IBF dhe i 4-ti në WBO. Kjo fitore do ta sjell edhe më lartë në ranklistat botërorë.

Artan Vërbica
31 Janar 2010