RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Sonte Marquez & Diaz -II-

2 min read

Sonte në Mandalay Bay Resort, Casino të Las Vegasit do të takohen dy kampionët e kategorisë së lehtë Juan Manuel Marquez dhe Juan Diaz. Do të jetë përballja për titujt WBO dhe WBA, të cilët të dy mbajnë nga një brez dhe sonte njëri do t`i marr të dy. Marquez luftën e fundit e pati vitin e kaluar kundër Floyd Mayweather ku humbi me vendim unanim mirëpo ai tregoi vlera të një kampioni të vërtet. Edhe Diaz vjen nga një humbje nga Paul Malignaggi nga viti i kaluar. Ky do të jetë dueli i dytë në karierën e tyre pasi Marquez vitin e kaluar e mposhti me ndërprerje në raund të 9-të. Ky duel konkurron për njërin ndër duelet e vitit 2010 dhe pritet të jetë i pa parashikueshëm.

Në parameç të Marquez dhe Diaz do të jetë edhe lufta mes  Robert Guerrero dhe Joel Casamayor. Guerrero kampion i padiskutueshëm botëror këto vite në kategorinë pendël do të sprovoj veten në kategorinë Welter të lehtë. Guerrero është i njohur për opinionin shqiptar pasi ka boksuar me boksierin tonë Shpend Abazi në vitin 2007. Atë kohë Guerrero fitoi në Danimarkë boksierin tonë me ndërprerje në raund të 9-të. Abazi pas kësaj lufte u penzionua. Kjo do të jetë sprova më e madhe për Guerrero pasi kundërshtari i tij Casamayor është mjaft i rrëzikshëm. Kubanezi në të kaluarën ka mposhtur boksier të kalibrit të lartë si të ndjerin Diego Corrales, Antonio Ramirez e shumë tjerë. Fituesi Guerrero dhe Casamayor pritet të sfidoj fituesin Marquez & Diaz.

Edhe në Hamburg të Gjermanisë do të zhvillohen disa duele interesante ku do të paraqiten Sebastian Zbik , Khoren Gevor, Alexander Dimitrenko, Juan Carlos Gomes, Jack Culcay e disa tjerë. Ndryshe nga Amerika në Gjermani priten fitore të lehta nga boksierët e Universum Box Promotion.

Artan Vërbica
31 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.