RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Mati i gatshëm të mposhtë Hunterin e rrëzikshëm

1 min read
Aurora Verbica
14.01.2023
Reshat Mati (13-0,7 KO)  do të tregojë potencialin e tij kundër amerikanit Keith Hunter (15-1,9 KO) me 4 shkurt.

Ky meç do të mbahet në Madison Square Garden në New York. Epiteti i Matit si “Ariu Shqiptar” nuk është i rastësishëm pasi që Mati ka treguar potencial të madh brenda 5 vitesh dhe është aq i përkushtuar dhe i suksesshëm.  Mati ka boksuar në tetor të vitit të kaluar, ku mposhti boksierin kolumbian Rodriguez dhe fitoi titullin e kampioni WBC Youth “peshën supër të lehtë”.

Kundërshtari i Matit, amerikani Hunter vjen nga një qytet i njohur i boksit, Las Vegas-it i shtetit të Nevadës, kjo tregon se ai ka background dhe në New York udhëton vetëm për fitore. Vetë rezultati i tij 15 fitore e një humbje tregon se ai se sa boksier cilësor është. Ai fitoret e tij vitin e kaluar ndaj të pamposhturit Demarius Driver që ishte i pamposhtur në 12 duele dhe Silveyra Carillo megjithsej 18 meçe, boksier me përvoj, tregon se sa boksier i mirfilltë është Hunter.
Viti 2022 ishtë kogja i suksesshëm për karrierën e Matit. Gjatë kësaj periudhe kohore, për afro një vit e gjysmë,  është pregaditur dhe ka përforcuar vetën për këtë meç të radhës.
Shqiptarët padyshim se me shumë krenari presin edhe këtë fitore të radhës nga Mati.
www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.