RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Klitschko vs Peter -II- me 11 Shtator?

2 min read

Wladimir Klitschko do të boksoj në datën e caktuar nga “Klitschko Management Group” në Commerzbank Arena në Frankfurt me 11 Shtator kundër Samuel Peter. Klitschko i cili bëri një lojë mediale javën e kaluar ku sfiduesi nr 1, Alexander Povetkin nuk ju paraqit në konferencë në Frankfurt dhe e diti këtë punë, u mundua të bëj show, por kjo nuk hasi në bujë të madhe siç kishte pritur. Klitschko nuk ka pritur shumë dhe ka gjetur kundërshtarin e radhës, në thojza të themi,  dhe kjo është ditë disa muaj më parë që Peter do të jetë sfiduesi i radhës. Kjo lojë nga Klitschko për opinion ka qenë e pritur kur kemi parasysh se Povetkin asnjë herë më parë nuk ka pranuar ofertën e Klitschkos dhe kampi i tij kanë qenë i informuar për këtë gjë,  sepse ata dëshiruan t`a quajnë Povetkinin frikëcak ndërsa realiteti qëndron ndryshe. “Klitschko Management Group” i kanë ofruar 2 milion dollar dhe kanë përcaktuar vendin e ngjarjes që të jetë në Frankfurt ndërsa që në fillim kampi i Povetkin ka refuzuar kërkesën qesharake siç e kanë quajtur ata. Klitschkot janë mësuar t`ju imponojnë lojën të gjithëve dhe të gjejnë kundërshtar të përshtatshëm për këtë gjë, mirëpo jo edhe me Povetkin, i cili ka ditë t`ju thotë JO. Povetkin ka kërkuar vendin e ngjarjes Moskën ose Amerikën për këtë përballje ndërsa Wladimirit nuk i ka pëkqyer dhe ka drejtuar ofertën si ka dasht vetë.

Wladimir Klitschko dhe Samuel Peter do të jetë përballja e dytë e tyre. Ata janë takuar me 2005 kur në atë kohë kishte triumfuar Klitschko me vendim unanim. Klitschko ishte gjetur tre herë në “Knock-Down” por gjyqëtarët i kishin dhënë fitoren ukrainasit. Peter është takuar edhe me vëllaun e madh të Wladimirit, Vitalin me 2008 por Klitschko i vjetër e kishte dërmuar keq Peter-in duke e fituar me ndërprerje në raund të tetë. Peter shquhet si boksier i forte, mirëpo në Amerikë më nuk besojnë në të,  sepse siç thojnë ekspertët botëror, ai e ka mposhtur vetëvetën duke i lejuar vetes kjo të ndodh me karierën e tij. Ai është përtac dhe nuk punon, ndërsa forcën që ia ka dhënë natyra nuk ka ditë t`a shfrytëzoj. Nga data 11 Shtatori, që po afrohet shumë shpejt nga kjo përballje që presim të ndodh, presim edhe një mbrojtje të titujve nga Wladimir Klitschko. Përsëri jam i zhgënjyer se Klitschkot nuk po boksojnë boksierët më të mirët të momentit. Kemi pritur se mos po mund të ndodh edhe lufta me boksierin tonë Luan Krasniqi por edhe kjo duket shumë e vështirë dhe e parealizueshme.

Artan Vërbica
24 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.