RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Hopkins apo Kovalev do të jetë fitues me 8 nëntor

3 min read

Hopkins vs. KovalevDy boksierët më të mirë në botë në kategorinë gjysëm të rënd, Bernard Hopkins dhe Sergey Kovalev, do ti matin forcat me 8 nëntor në Atlantic City në New Jersey për unifikimin e titujve botëror të versionit Super WBA, IBF dhe WBO. Ky meç po pritet me vëmendje të madhe për disa arsye, e para është pasi Hopkins 49-vjeçar, i cili dy vite më parë theu rekordin e të madhit George Forman duke u bërë kampioni më i vjetër botëror. Ky rekord do të jetë shumë e vështirë që ndonjëherë të thyhet nga ndonjë boksier. Dhe e dyta është pasi Hopkins don të shkoj edhe më larg duke unifikuar tre titujt, me guximin e plotë do ti dal rusit shkatrimtar Sergey Kovalev i pamposhtur.
Hopkins me 15 janar do ti mbush 50-vjet dhe do të shohim a do ta ketë këtë mundësi që 50-vjetorin ta pret me tre titujt botëror si kampioni më i vjetër në histori të boksit. Ndërsa Sergey Kovalev i cili po e nakauton çdo kundërshtar përpara ka vetëm një synim, që ta penzionoj Hopkinsin. E gjitha bota janë kurreshtar ta shohin këtë meç duke e parë se si Hopkins do të dal ndaj rusit, ndërsa kurreshtarët tjerë janë se a do ta mund Kovalev seriozisht ta nakautoj edhe Hopkinsin.

Nga analiza jonë duke njohur me vite Bernard Hopkinsin dhe Sergey Kovalevin i cili ka bërë bujë të madhe në vitet e fundit, mund të theksojmë se ky duel do të jetë mjaft i paqartë dhe i paparashikueshëm. Dilema do të jetë mosha ajo që mund ta penzionoj Hopkinsin, por a do të jetë edhe goditja e fortë e Kovalev që do të mund të funksionoj. Hopkins i cili nuk njeh askend ka dëshmuar se trupi i tij vital dhe performanca e tij i ngjan një atleti që ka 30-vjet e jo 49-të. Ai këtë e ka dëshmuar sidomos në duelet e tij të fundit ndaj Tavoris Cloud duke ia rrëmbyer titullin IBF, dhe pastaj duke e fituar edhe titullin “WBA Super Champ” ndaj Beibut Shumenov. Dhe synimi i tij shkon edhe më tej tek titulli i tretë atë të WBO-së që mban Sergey Kovakev. Rusi u bë i frikshëm kur mbyti në ring Roman Simakov me 2011, ndërsa që më pastaj mposhti edhe shumë boksier tjerë si Nathan Cleverly, Blake Caparello, etj.

Konkludimi ynë do të jetë ky: Hopkins do të ia dal edhe ndaj Kovalev, edhe pse mund të fitoj edhe Kovalev që nuk do të ishte befasi, por Atlantic City do të na jap fituesin me 8 nëntor.

Hopkins gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 65 meçe profesioniste duke fituar 55 meçe (32 KO), duke pësuar gjashtë të gjitha me pikë dhe dy meçet e tij janë shpallur të pavlefshme. Ndërsa Kovalev ka 26 meçe, 25 fitore (23 KO) dhe një barazim.

Artan Vërbica
14 tetor 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.