RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Haxhi Krasniqi shkëlqen duke shkatëruar Shahinin në raund të 4-të

2 min read

O2 World Arena, Gjermani, 25 Gusht 2012 – Nuk ka mundur të shënoj fitore më të ëmbël se kjo e kësaj mbrëmje kur Haxhi Krasniqi fitoi me ndërprerje në raund të 4-të. Qysh në raund të parë shfrytëzoi armën e tij të fortë “Upercutt” duke e hedhur në dysheme për herë të parë duke i shkaktuar gjakosje në hundë. Goditjet sërish plasuan nga boksieri ynë i cili çdo here rritë ritmin duke e shpëtuar gongu turkun Shahin. Në raundin e dytë dhe të tretë sërish ishte Krasniqi që mbante tempon por nuk rrezikonte asgjë duke fituar pastër edhe këto dy raunde. Raundi i 4-të ishte përcaktues kur sërish Krasniqi dërmoi me kombinim goditjesh gjë që Shahin ra sërish në dysheme. Ai u zgjua por gjyqëtari duke parë se nuk është i denjë të vazhdoj ndërpreu meçin. Ishte disfata e parë e Shahin pas 21 përballjeve, deri sa Krasniqi ngriti rekordin e tij në 38 fitore (14 KO),  dhe dy humbjeve që i kishte pësuar në fillim të karrierës. Kjo fitore nuk mundte të përfundonte më mirë se me fitore të madhe, siç fitoi Krasniqi. E gjithë Kosova, Prishtina, Juniku ishin në festë, deri sa agjensioni ynë mori shumë emaila dhe sms duke na uruar për fitoren e Krasniqit.

Para kësaj përballje Krasniqi radhitej i 5-ti në versionin WBO, ndërsa kjo fitore dhe titulli i fituar WBO Internacional do të sjell atë në TOP 3 të versionit WBO. Ndoshta shumë shpejtë do të zhvillohet meçi për titull bote kundër britanikut Nathan Cleverly. Por, nëse Cleverly sërish i ikë duelit me Krasniqin, atëhere boksieri ynë do të duhej që nepërmjet një meçi eliminator ti ipet mundësia për titullin e kampionit të botës.

Ky meç u emitua drejtpërdrejt në televizionin RTK për rrjetin tokësor.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
25 Gusht 2012

4 thoughts on “Haxhi Krasniqi shkëlqen duke shkatëruar Shahinin në raund të 4-të

  1. Urime e dhasht zoti qe se shpejti te fitoj dhe tituj te tjere,me te veretet ke shkelqyer mbreme Haxhi dhe mund te them se te gjithe shqiptaret ku do qe jane jane ndar te knaqur me boksin qe ke treguar, vetem perpara e gjere ne piadestal te boksit boteror.

  2. Te lumt o Haxhi po na kthen mbrapa ne kohe kur Luani boksonte me aperkat si ti mbreme, si duket ju junikasit e keni aperekatin embelsir te boksit, te lumt se ke trguar lufte te vertet te nje boksieri profesionist. Zoti te dhasht shendet fat, force ne cdo ndeshje.

    me respekt Besniku Gjilan

  3. Haxhiu i tregon i trgon botes se kosova ka talent te qfardo lamije sportive dhe tuhet te pranohet ne qdo organizat sportive boterore.

    Urime dhe suksese te matutjeshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.