RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gervonta Davis dhe Leo Santa Cruz, një super duel këtë të shtune

2 min read

Dita e shtunë do të na sjell edhe një super përballje në San Antonio të SHBA-ve ndërmjet dy kampionëve të botës, amerikanit Gervonta Davis (23-0, 22 KO) dhe meksikanit Leo Santa Cruz (37-1-1, 19 KO).

Të dy kampionët kanë vendosur të dyluftojnë për tre brezat që i posedojnë, Super WBA në kategorinë super pendë që mbahet nga Gervonta Davis dhe WBA Regular në kategorinë super pendë dhe WBA Regular në kategorinë e lehtë që në pronë i ka Leo Santa Cruz.

Për vëmendjen e këtyre brezave që janë bërë të shumtë dhe e komplikume, pasi WBA ka dy kampionë WBA-Super kampion dhe WBA-Regular kampion, është mirë që federatat botërore të vendosin për një kampion dhe jo dy breza që për njerzit e rëndomt është e pakuptimtë. Për këtë problematik reagoi para disa ditësh edhe ish-kampioni i botës në katër kategori të ndryshme, Floyd Mayweatheri i cili u dërgoi mesazh gjithë atyre federatave për manipulimin e titujve, gjë që kishte të drejtë plotësisht.

Për këtë duel mjaft të mirë kontaktuam mikun dhe bashkpntorin tonë në Milwaukee të SHBA, Besnik Izairi, i cili njëkohësisht është trajneri i boksit dhe kikboksit dhe është mjaft aktiv. Ai i dha përparsi Santa Cruz-it: “Santa Cruz gjuan shumë goditje gjatë një meçi dhe mendoj kjo do të jetë përparsia e tij duke sjellur fitoren meksikanit” theksoi Izairi për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
30 tetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.