RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Audley Harrison i revanshohet Sprott-it. Tani e kërkon David Haye !

2 min read

Alexandra Palace, Wood Green, Londër, Angli, 10 Prill 2010 – Audley Harrison 27-4 (20 KO) i është revanshuar Michael  Sprott 32-15-0 (17 KO) për humbjen e vitit 2007. Harrison fitoi me “Knock Out” në raund të dymbëdhjet duke fituar titullin vakant të Evropës, versionit të EBU-së. Kur të gjithë prisnin se lufta do të vendosët në tavolinë dhe vendimin e gjyqëtarëve, Harrison doli më i vendosur dhe me një kroshe të majt e plandosi Sprott-in. Ai iu revanshua për humbjen e vitit 2007 kur atëhere Sprott e kishte qitur në dysheme në raund të tretë. “Do të ishte mirë që të kenë edhe duelin e tyre të tretë, dhe të jetë e treta e vërteta” kishte thënë një zyrtar i Sprott-it.

Audley Harrison kampion olimpik me 2000 në Sidney të Australisë, nuk e ka përmbushur premtimin e dhënë. Ai kishte deklaruar se do të jetë kampion i botës por misioni i tij dështoi dhe tek tash pas 10-viteve karrier në boksin profesionist arriti titullin e kampionit evropian, gjë që dështoi për ta fituar me 2007 pikërisht kundër Michael Sprott. Humbjet nga Danny Williams, Dominick Guinn, Martin Rogan dhe Michael Sprott e kanë ngadalsuar karrierën e tij edhe pse është pritur mjaft shumë nga ai. Harrison me konstruktin e tij dhe talentin është krahasuar si pasardhësi i legjendës, Lennox Lewis.

Ai ditë më pare kërkoi duel me kampionin botërorë David Haye. “I bëj apel Hayes për luftë me të. Ndoshta ai është kampion bote por unë jam britaniku më i mirë” deklaroi Harrison. Ndërsa David Haye ju kundërpërgjigjë :”Ti duhesh së pari të mposhtësh Sprott dhe Dimitrenko. Kur ti arrin t`i mposhtësh këta dy, do të jap mundësinë” i kishte theksuar Haye.

Artan Vërbica
11 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.