RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Zhuta humb në gjysmëfinale, por fiton të bronztën

1 min read

Fatlum-ZhutaMersin, Turqi, 24 Qershor 2013 – Fatlum Zhuta nuk ka arritur më shumë se medaljen e bronztë në Lojrat Mediterane që po mbahen në Mersin të Turqisë. Zhuta në duelin gjysmëfinalë humbi përballjen me boksierin nga Egjipti, Hosan Abdin me rezultat 3 me 0. “Ishte më i mirë egjiptasi se unë. Nuk e di çfarë ndodhi, por unë nuk isha në element, kisha ditë të keqe. Falenderoj të gjithë që më përkrahën” theksoi Zhuta për Kosova Boxing.

Edhe pse humbi, Zhuta e bëri gjithë kombin krenar ku pas 26 vitesh fiton medalje mediterane nga shqiptarët. Kjo u arritë pas punës së tij shumë vjeçare, ku suksesi i tij solli medaljen.

Kosova Boxing i uron suksese tjera boksierit tonë në të ardhmen.

Foto: Kosova Boxing

Artan Vërbica
24 Qershor 2013

1 thought on “Zhuta humb në gjysmëfinale, por fiton të bronztën

  1. Urime edhe suksese ne te ardhemn, pa dyshim kjo esht nje sukses i madh per zhuten edhe per Sportin Ton komtar qe mbas gati tre dekada ne e fitojm edhe nje medalje ne Kesi turnesh Urime Urime FATLUM ZHUTA Suksese ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.